Spasovski: MPB-ja është e gatshme për zgjedhjet lokale

Maqedonia

Spasovski: MPB-ja është e gatshme për zgjedhjet lokale

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 19:37
Oliver Spasovski

Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme për zgjedhjet lokale. Po përgatitemi maksimalisht të mundësojmë të kemi proces të qetë, korrekt dhe demokratik zgjedhor dhe siguri të shkëlqyer, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

“Ne po përgatitemi maksimalisht të mundësojmë të kemi proces të qetë, korrekt dhe demokratik dhe të ketë siguri të shkëlqyer. Megjithatë nga ana tjetër po përgatitemi të veprojmë në suaza të parandalimit të çfarëdo keqpërdorimi të pozitës të cilido funksionar në procesin zgjedhor. Qëndrojmë në dispozicion dhe i realizojmë të gjitha kërkesat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, tha Spasovski në konferencë për media.

Shtoi se të gjitha strukturat në suaza të MPB-së në mënyrë operuese tashmë fillojnë të veprojnë lidhur me sigurimin e zgjedhjeve lokale, gjegjësisht periudhën deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe ditën e procesit zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat