Zaev-Brglez: Ka ardhur koha që Maqedonia të hyjë në NATO

Maqedonia

Zaev-Brglez: Ka ardhur koha që Maqedonia të hyjë në NATO

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 19:41
Pamje nga takimi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, sot u takua me Millan Brglez, kryetar i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, i shoqëruar nga delegacioni parlamentar slloven, si dhe nga ambasadori slloven në Maqedoni, Millan Jazbec.

“Ju uroj për gjithçka që arritët pas krizës politike dhe për ndryshimet e suksesshme pozitive që po ndodhin brenda në shtet, në marrëdhëniet me fqinjët dhe në planin ndërkombëtar, është mirë që të shihet dikush me vizion i cili dëshiron dhe mund t’i lëvizë proceset përpara”, kryetari i Parlamentit slloven Brglez e ka porositur kryeministrin Zaev, i cili solli edhe një mesazh konkret nga Sllovenia.

Brglez, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, ka porositur se Sllovenia mbetet mbështetës i fuqishëm i zhvillimit të Maqedonisë.

“Republika e Sllovenisë mbetet mbështetës i fuqishëm i zhvillimit të Maqedonisë, do të ndihmojmë në integrimet euro-atlantike, fokusin nga Mali i Zi e transferojmë tek Maqedonia, tani ka ardhur koha që Republika e Maqedonisë të hyjë në NATO”, ka theksuar Brglez.

Kryeministri Zaev i është falënderuar në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe shtetit, për mbështetje miqësore, parimore dhe konstruktive nga Republika e Sllovenisë.

“Po e përfundojmë me sukses pjesën e parë të Planit reformues 3-6-9. Qeveria dhe institucionet, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me miqtë e Maqedonisë nga BE dhe NATO që të punojnë me përkushtim që të sigurojnë jetë cilësore për qytetarët dhe së bashku me të, përmes bashkëpunimit rajonal dhe të fqinjësisë së mirë, realizimi i qëllimeve strategjike euro-atlantike”, ka theksuar Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë ka bërë thirrje për inkurajim të biznesmenëve sllovenë që të investojnë në Maqedoni, për çka ka pajtueshmëri të përbashkët se është e mundur që përmes shanseve të hapura për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Në takim, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, janë përshëndetur politikat inkluzive të Qeverisë së re dhe respektit që e tregon ndaj punës së parlamentit si pushtet ligjdhënës që kontribuojnë drejt ndërtimit të një shoqërie stabile për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat