Banor i Vaksincës për 15 vite ka punuar me diplomë falco

Maqedonia

Banor i Vaksincës për 15 vite ka punuar me diplomë falco

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 16:37
Ilustrim

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër B.M. (59) nga Tetova nën dyshimin e kryerjes së veprës penale "shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit", dhe kundër I.M. (38) nga fshati Vaksincë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale, përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë.

I pandehuri i parë, i cili ka qenë i punësuar në shkollën  e mesme tekstile "Goce Stojçevski" - Tetovë, si sociolog i shkollës në cilësinë e profesorit përgjegjës për nxënësit me korenspondecë në këtë shkollë, në disa raste ka shkruar me dorë dhe ka regjistruar të dhëna të rreme dhe përmbajtje të pavërtetë në evidencat pedagogjike për I.M.

I.M edhe pse i njoftuar se certifikatat dhe diploma për provimin përfundimtar, të lëshuar atij në vitin 2002, ishin të rreme dhe të pavërteta, ai e ka përdorur atë si të vërtetë dhe si dëshmi në trafikun ligjor, edhe atë duke e vulosur te një noter nga Kumanova ku e verifikonte atë.

Më pas, këto dokumente ai i ka përdorur gjatë punësimit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, në konkursin e shpallur nga MPB e Maqedonisë, që prej 5.5.2003. Poashtu ai këto dokumente i ka përdorur edhe gjatë të gjitha deponimeve të mëvonshme në stacionet e policisë, për të cilat nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë nga 5.5.2003 deri në Shtator 2017 ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë në lartësinë e të gjitha pagave, duke llogaritur edhe shtesat e tjera si dhe kontributet shëndetësore dhe pensionale, për 173 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat