Maqedoni, reagojnë punonjësit për rrogën minimale

Maqedonia

Maqedoni, reagojnë punonjësit për rrogën minimale

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 17:17
Ilustrim

Rroga minimale prej 12 mijë denarësh nga disa u mirëprit, ndërsa tek disa tjerë shkaktoi revoltë dhe zhgënjim. Një pjesë e pastruesve dhe mjeshtërve shtëpiak që punojnë në sektorin publik u barazuan me kolegët e tyre me arsimim më të lartë dhe tani këto të fundit kërkojnë korrigjimin edhe të rrogave të tyre, thonë nga sindikata e punonjësve në organet e gjyqësorit.

“Me obligime më të thjeshta të punës, me nivel më të ulët të arsimit kanë rroga të njëjta, madje në disa raste edhe më të mëdha. Ky është problem real. Kemi shumë reagime nga punonjësit e sektorit publik. Kishim edhe takim me ministrin e financave dhe e biseduam këtë problem dhe kërkuam që me rritjen e rrogës minimale të rriten edhe rrogat tjera në sektorin publik” deklkaroi Trpe Deanovski, sekretar i përgjithshëm i SPOGJ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat