LSDM distancohet nga Muhamed Zeqiri

Maqedonia

LSDM distancohet nga Muhamed Zeqiri

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 19:52
Muhamed Zeqiri dhe Zijadin Sela

E kontaktuar nga gazetarët për reagim zyrtar pas botimit të fotografive të deputetit të tyre Muhamed Zeqirri në shoqëri të kandidatëve të Aleancës për Shqiptarët për kryetar të Strugës dhe Dibrës, LSDM thekson se distancohet nga veprimi i Muhamed Zeqirit duke e cilësuar këtë vizitë private dhe aktivitet privat të tij që nuk është në përputhje me politikat e parties.

“Zoran Zaev dhe LSDM janë në koalicion me BDInë në të gjitha komunat dhe mbështesin Merkon për Strugën dhe Latën për Dibrën andaj dhe kjo agjendë personale e Zeqirit nuk ka lidhje me përcaktimet partiake.” thonë në LSDM.

Për arsye të heshtjes zgjedhore, LSDM nuk do del me komunikatë që mos ta thyej ligjin dhe të akuzohet për thyerje të heshtjes zgjedhore, por thonë që në teren nuk ka ndryshuar asgjë dhe strukturat e tyre punojnë në mbështetje të kandidatëve të BDI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat