Filluan parregullsitë zgjedhore, evidentohet shkelje në Gradec

Maqedonia

Filluan parregullsitë zgjedhore, evidentohet shkelje në Gradec

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 21:43
Ilustrim

Në Komunën e Vrapçishtit është evidentuar shkelje flagrante e të drejtës së votës në VV:0448 në f.Gradec

Këshilli zgjedhor i përbërë nga kryetari dhe dy anëtar të vendvotimit, pas pranimit të materialit zgjedhor nga KKZ Vrapçisht në kundërshtim me Kodin zgjedhor kan shkuar drejtë te votuesit inavalid për të votuar ( pa anëtarin e komisionit zgjedhor nga opozita-(Lëvizja Besa dhe përfaqësuesin e autorizuar të Aleancës dhe pa e sistemuar materialin zgjedhor ne hapsirën e votimit ), nga ana e familjarve të votueses Gj. Sh. e paraqitur si invalide, jemi informuar se nga ana e anëtarit te komisionit zgjedhor të vendvotimit i është dorëzuar fletvotimi i rrethuar me numrin 3 ku menjehere ka reaguar votuesja dhe të afërmit e saj, më pas anëtari i komisionit e ka rrethu numrin 9 dhe ju ka drejtu se vota dot jet e pavlefshme.

Pas veprimit të lartpërmendur komisioni zgjedhor ka shkuar në hapsiren e vendvotimit ku Anëtari i Komisionit zgjedhor nga opozita të vendvotimit 0448 ka reaguar ndaj kryetarit dhe anëtarëve tjerë për shkeljen e ligjit, nga ana e përfaqsuesit të autorizuar është kërkuar të shkruhet vërejtje në proçesverbal por e njejta nuk i ështe lejuar.
Parregullsia ështe evidentuar në ditarin e komisionit komunal dhe janë informuar të gjithë institucionet relevante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat