Shkelje e procesit zgjedhor, Memeti: Disa të burgosur nuk kanë mundur të votojnë

Maqedonia

Shkelje e procesit zgjedhor, Memeti: Disa të burgosur nuk kanë mundur të votojnë

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 21:56
Ixhet Memeti

Nga gjithsej 1.810 të burgosur në Idrizovë, në listën zgjedhore të shkruar kanë qenë vetëm 955.

Prej tyre në rrethin e parë kanë shkuar për të votuar 697, ndërsa 273 janë kthyer për shkak të skadimit të afatit të letërnjoftimeve. Pra gjithsej 423 të burgosur e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Ndërkohë që për këtë ka alarmuar dhe Avokati i popullit, Ixhet Memeti i cili ka thënë se në nivel shtetëror rreth 50% e të burgosurve edhe në rrethin e parë por edhe tani nuk mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës për shkaqe të ndryshme, në shumicën e rasteve për shkak të afatit të letërnjoftimit.

Ai tha se ka kontaktuar drejtorinë e burgut që të organizojë në burg të vijnë ekipe të MPB-së dhe të fotografojnë të burgosurit të cilëve u ka skaduar afati i letërnjoftimeve, por nuk ka pasur reagim pozitiv nga ana e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat