Rrahje e përgjakshme mes dy policëve në Draçevë

Maqedonia

Rrahje e përgjakshme mes dy policëve në Draçevë

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 23:56
Ilustrim

Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmë në stacionin policorë në Draçevë, mëson “Fokus”.

Sipas të njejtave informacione, në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë ndihmës komandanti dhe shefi i ndërrimit, dhe nga ky incident të dy kanë përfunduar me lëndime, edhe atë njëri prej tyre me hundë të thyer.

Shumë shpejtë në vendngjarje kanë arritur ndihma e shpejtë, inspektorët nga deliktet e përgjakshme, por edhe përfaqësues nga kontrolli i brendshëm i MPB-së.Nga MPB konfirmuan incidentin, duke theksuar se kontrolli i brendshëm kishte intervenuar menjëherë. 

Nga MPB për “Fokus” thanë se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.
Gjithnjë sipas informatave jozyrtare, të dy pjesëmarrësve në zënkë u janë konfiskuar armët. 

Në këtë stacion policor marrëdhëniet ndërmjet të punësuarve prej kohësh kanë qenë të tensionuara, dhe si rrjedhojë e kësaj shumë shpesh kanë ndodhur incidente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat