35 komuna sot zgjedhin kryetarin e komunës

Maqedonia

35 komuna sot zgjedhin kryetarin e komunës

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 00:48
ilustrim

Të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë të cilët do të votojnë në 1.517 vendvotime.

KSHZ njofton se materiali zgjedhor është shperndarë nëpër Komisionet Komunale Zgjedhore, prej nga shumica e Këshillave Zgjedhor veçmë e kanë tërhequr materialin zgjedhor dhe e kanë dërguar në vendvotimet përkatëse.

Në komunat e Shkupit: Çair, Saraj, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, dhe Shuto Orizarë të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime.

Në 29 komunat e tjera në Maqedoni në raundin e dytë mund të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.

KSHZ, pak ditë më parë, njoftoi qytetarët që janë të regjistruar në Listën Zgjedhore, dhe të cilëve u ka skaduar afati i dokumentave të identifikimit mes dy rretheve zgjedhore se, sot, më 29 tetor, do të mund të votojnë vetëm me kartë identiteti të vlefshme ose pasaportë. Në të njëjtën kohë ka udhëzuar këshillat zgjedhor që të zbatojnë nenin 108 të Kodit zgjedhor, që saksionon këtë çështje.

Raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do ta monitorojnë 5.101 vëzhgues vendorë dhe 473 të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj.

Nga vëzhguesit vendor numër më të madh të vëzhguesve ka MOST, ndërsa nga jasht, numër më të madh vëzhgues ka Misioni i OSBE/ODIHR 289.

Vendi është në heshtje zgjedhore që në mesnatë, kur zyrtarisht përfundoi fushata zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen sot.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor kur u zgjodhën kryetarët në 45 komuna dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, si dhe këshillat komunal në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat