Zgjedhjet lokale në Maqedoni, ja komunat që i fituan partitë shqiptare

Maqedonia

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, ja komunat që i fituan partitë shqiptare

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 07:36
BDI feston fitoren zgjedhore në Sheshin "Skënderbeu"

(E plotësuar) -Sipas rezultateve pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale, LSDM-ja do të udhëheq komunën e Shkupit dhe 56 të tjera në të gjithë territorin e vendit, BDI-ja mori 10 të tilla, VMRO-DPMNE fitoi vetëm në 5, Aleanca për Shqiptarët në 3, dhe BESA e PDSH vetëm nga një komunë, ndërsa kandidatët e pavarur fituan në 3 komuna.

Përveç Qytetit të Shkupit, LSDM -ja dhe koalicioni i udhëhequr prej saj në raundin e parë të zgjedhjeve, më 15 tetor fituan në 37 komuna: Komuna Qendër, Gjorçe Petrov, Karposh, Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Debarcë, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Kumanovë, Lozovë, Mavrovë Rostushe, Negotinë, Novosellë, Ohër, Pehçevë, Prilep, Radovish, Resnjë, Shën Nikollë dhe Strumicë.

Kurse në raundin e dytë të zgjedhjeve fitoi edhe në 19 komuna të tjera: Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë, Vinicë, Gradsko, Demir Kapi, Jagunovc, Karbinc, Makedonski Brod, Makedonska Kamenicë, Mogillë, Novaci, Probishtip, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Çeshinovë Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizare.

VMRO-DPMNE-ja në raundin e parë fitoi në 3 komuna, Ilinden, Petrovec dhe Sopishte, ndërsa në të dytin vetëm në dy, Zërnovc dhe Kavadar.

BDI-ja në raundin e parë të zgjedhjeve fitoi në komunën Kërçovë dhe në Pllasnicë, ndërsa në raundin e dytë në Çair, Tetovë, Saraj, Dibër, Dollnen, Likovë, Tearcë dhe Strugë.

Aleanca për Shqiptarët fitoi gjithsej 3 mandate për kryetarë komunash, dhe të gjitha këto në raundin e dytë. Kështu Aleanca fitoi në raundin e dytë në komunat Bogovinë, Vrapçisht dhe Gostivar.

BESA fitoi vetëm në Zhelinë edhe këtë në raundin e dytë.

PDSH- ja fitoi vetëm një komunë, atë të Studeniçanit. Kurse Partia Demokratike e Turqve fitoi komunën Qendrë Zhupë, ndërsa kandidatët e pavarur do të udhëheqin në 3 komuna, Rankovc, Çuçer Sandevë dhe Bërvenicë.

***

Sipas rezultateve paraprake të publikuara sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni, kandidatët e LSDM-së fituan në 17 komuna, BDI në gjashtë, Aleanca për Shqiptarët në tre, Lëvizja Besa në një, PDSH në një VMRO-DPMNE në dy, dhe kandidati i Grupit zgjedhor në një komunë.

Mbeten që të numërohen votat edhe në katër prej gjithsej 35 komunave, në të cilat ishin zbatuar zgjedhjet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në Kisella Vodë fitoi Filip Temellkovski LSDM me 54.89 për qind të votave, ndërsa VMRO-DPMNE Johan Tarkulovski mori 41.58.

Në Gazi Babë fitoi Boris Georgievski nga LSDM me 53.51% të votave kundrejt Toni Trajkovski nga VMRO-DPMNE me 43.09 për qind.

Të gjitha komunat, kush është fituesi dhe humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve

BDI duket të jetë fituesja më e madhe e zgjedhjeve lokale në zonat shqiptare në Maqedoni pas raundit të dytë.

Ndërkohë që ka përfunduar numërimi në të gjitha komunat dhe po bëhet certifikimi i rezultatit, BDI rezulton fituese në Tetovë, Çair, Strugë, Dibër, Likovë, Saraj, Tearcë, Pllasnicë dhe Dollnën.

Ndërkohë, BDI kishte fituar që në raund të parë komunën e Kërçovës.

Ndërkohë, ASH-ja duket të ketë fituar në Gostivar me Arben Taravarin, Vrapçisht dhe Bogovinë.

Partia Demokratike Shqiptare ka fituar një komunë, atë të Studeniçanit.

Humbësja e madhe e këtyre zgjedhjeve duket të jetë BESA, e cila ka deklaruar fitoren vetëm në komunën rurale të Zhelinës.

Këta janë fituesit në 29 prej 35 komunave në balotazh

Sipas rezultateve preliminare të KSHZ-së janë numëruar votat në 29 komuna nga gjithsej 35 ku u votua.

Kandidatët e LSDM-së, sipas KSHZ-së fituan në 15 komuna, edhe atë në komunën e Mogellës, Rodomanit, Gradsko, Jegunovcë, Makedonski Brod, Makedonski Kamenicë, Novaci, Çashkë, Shuto Orizarë, Vinicë, Karbinci, Gazi Babë, Nagoriçan i Vjetër, Kisella Vodë dhe Çeshinovë-Oblleshevë.

Kandidatët e VMRO-DPMNE-së, kanë fituar në komunën e Zërnovcit, Kavadarit.

Aleanca për Shqiptarët në Bogovinë, Vrapçishtë dhe Gostivar ndërsa PDSH në Studeniçan.

BDI ka fituar në Saraj, Dibër, Likovë, Tearcë, Dollnen dhe Çair.

Kanë mbetur edhe 6 komuna në të cilat procesi i numërimit të votave nuk ka mbaruar, edhe atë në Butel, Zhelinë, Probishtip, Strugë, Tetovë dhe Shtip.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni u mbajtë sot në 35 komuna, në 1.517 vendvotime ku të drejtë vote patën 833.710 qytetarë.

KSHZ: Rezultatet nga numërimi i votave deri në orën 21 e 20

Këto janë rezultatet e komunave me shumicë shqiptare deri në orën 21 e 20 në faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Rezultatet në në të gjitha komunat mundeni t’i ndiqni KËTU.

 Rezultatet e para të procesuara nga KSHZ në këto zgjedhje anë kandidatët që prinë në Komunat ku votohet në këtë raund të dytë:

Në komunën e Strugës nga 101 kuti janë numëruar 16 kuti dhe në epërsi është kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Në komunën e Dibrës nga 27 kuti janë numëruar 11 kuti dhe për momentin në epërsi është kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Arben Agolli.

Në Gostivar nga 121 janë numëruar 29 kuti dhe në epërsi është Arben Taravari.

Në Vrapçisht në epërsi është Gajur Rushti nga BDI.

Në Zhelinë paraprin Fatmir Izari nga BDI. Në Saraj janë numëruar 20 kuti nga 46 dhe në epërsi është Blerim Bexheti nga BDI.

Rezultatet në në të gjitha komunat mundeni ti ndiqni në KËTU ose duke klikuar në hartë

Image

Ahmeti shpall disa fitore

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga selia e BDI-së në Reçicë të Vogël ka shpallur fitoren bindëse në Tetovë, Strugë, Çair, Dibër, Dollnen, Çair, Saraj, Likovë dhe Tearcë.

Aleanca për Shqiptarët feston në Gostivar

Simpatizuesit e Arben Taravarit janë duke festuar rrugëve të Gostivarit.

Ata thonë se koalicioni “Aleanca me BESË” ka arritur fitore ndaj Nevzat Bejtës.

Azem Sadiku shpallë fitoren në Studeniçan

Në komunën e Studeniçanit, sipas të dhënave të shtabeve partiake, Azem Sadiku i PDSH-së ka arritur të shënojë fitore me një diferencë të dalluar përballë kandidatit të Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi.

Sipas të dhënave të shtabit zgjedhor të Sadikut, dallimi me vota është rreth 4200 vota për Azem Sadikun dhe 3600 vota për Rexhep Memedin.

Nga shtabi i Sadikut informuan se kandidati i tyre ka arritur që të fitojë bindshëm në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas tyre, tanimë ka nisur festimi i fitores në sheshin e komunës së Studeniçanit.

Sela udhëheq në Strugë

Sipas të dhënave të para nga numërimi i 35 për qind të votave në Strugë, është në epërsi kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke lënë prapa kandidatin e BDI-së, Ramiz Merko.

Të dhënat vijnë nga shtabet partiake të cilët po grumbullojnë informacionet nga vendvotimet ku po numërohen votat e qytetarëve. Deri tani nuk ka ndonjë të dhënë zyrtare përveç këtyre të dhënave që dalin nga vendvotimet ku po vijon procesi i numërimit.

Tearcën e fiton përsëri Isen Asani i BDI-së

Komunën e Tearcës e fiton përsëri kandidati Isen Asani i BDI-së, njofton TetovaSot.

Këto janë të dhënat jozyrtare:

Sllatinë BDI 1118 Aleanca dhe besa 745

Tearcë BDI 817 Aleanca dhe besa 509

Neproshte BDI 326 Aleanca dhe besa 212

Përshefcë BDI 478 Aleanca dhe besa 468

Dobrosht BDI 1017 Aleanca dhe besa 388

Enver Pajaziti nokauton kandidatin maqedonas në komunën e Bërvenicës

Kandidati i pavarur për kreun e komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti ka arritur që të fitojë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale përballë kundër kandidatit të VMRO-së në këtë komunë.

Pajaziti në këtë rreth të dytë ka grumbulluar gjithësejt 3.751 vota përballë kundër kandidatit të VMRO-së i cili ka grumbulluar 2.966 vota.

Më këto të dhëna jozyrtare, Pajaziti ka shpallur fitoren në komunën e Bërvenicës.

Sarajin e fiton Blerim Bexheti

Kandidati i BDI-së për komunën e Sarajit, Blerim Bexheti ka shpallur fitoren e tij në Saraj.

Blerim Bexheti ka fituar bindshëm kundër kandidatit të BESËS, Bashkim Bakiu i cili u mbështet edhe nga Aleanca për shqiptarët.

Blerim Bexheti përmes linjës live ka theksuar se BDI ka fituar me 8877 vota kundrejt kundër kandidatit me 7720 vota

Maqedoni, mbyllen qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë, ku gjithsej 833.710 qytetarë nga ora 07:00 e mëngjesit kishin mundësinë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarët e rinj në 35 komuna të vendit.

KSHZ theksoi se votimi është zhvilluar pa ndërprerë dhe nuk janë shënuar pengesa, përveç në dy vendvotime në komunat Butel dhe Shuto Orizari, ku ka pasur ndërprerje për shkak të mosfunksionimit të llambave UV, por jo më shumë se gjysmë ore.

Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), pjesëmarrja në votime në nivel shtetëror deri në orën 17:00 në gjithsej 1.417 vendvotime ishte 43.83 për qind. Jehona më e lartë e votimit deri në kohën e njëjtë ishte në Demir Kapi me 76.59 për qind, ndërsa më e ulët në Shuto Orizari me 31.76 për qind.

Ministria e Punëve të Brendshme, po ashtu më herët njoftoi se në votimin e sotëm të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale nuk janë regjistruar shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike. Nga MPB theksuan se janë regjistruar disa incidente të vogla, të tilla si fotografimi i fletëvotimit dhe konflikte verbale mes votuesve, të cilat nuk kanë penguar procesin e votimit.

Kujtojmë se raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor kur u zgjodhën kryetari i Qytetit të Shkupit, kryetar në 45 komuna dhe këshillat në Qytetin e Shkupit dhe në gjithsej 80 komunat e vendit.

Atëherë, nga gjithsej 1.814.614 votues, të drejtë e votimit e shfrytëzuan 1.079.876 qytetarë për të zgjedhur 260 kandidatë për kryetarë komunash si dhe për 6.627 kandidatët për këshilltarë komunalë, nga gjithsej 372 lista të ndryshme.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Të parat u mbajtën në vitin 1990, pastaj në vitin 1996, në vitin 2000, në vitin 2005, në vitin 2009 dhe të fundit në vitin 2013.

Maqedoni: Dalja në votime deri në orën 17:00, 43.83%

Në 35 komuna të Maqedonisë po zhvillohet rreth i dytë i zgjedhjeve lokale ku të drejtën e votës e kanë 833.716 qytetarë të regjistruar në listën e përgjithshëmzgjedhore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 17:00, të drejtën e votës në rrethin e dytë për zgjedhjet lokale e kanë shfrytëzuar 43.83 për qind e votuesve.

Pjesëmarrja më e lartë nga 35 komunat ku po zhvillohet balotazhi, është regjistruar në Demir Kapi, me rreth 76 për qind, ndërsa më e ulëta në komunën Shuto Orizare të Shkupit ku në votime kanë dalë 31 për qind e votuesve.

Sipas KSHZ-së procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë kryesisht të qetë dhe demokratike, me përjashtim të disa problemeve teknike, të cilat, siç thuhet, janë evituar me kohë duke mundësuar kështu vazhdimin e procesit zgjedhor.

Edhe autoritetet e rendit kanë pohuar se procesi zgjedhor në përgjithësi po zhvillohet në mënyrë të qetë, pa probleme serioze, që mund ta prishin rendin publik.

Megjithëkëtë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se në komunën e Shuto Orizares në Shkup, policia ka arrestuar një person për shkak të përfshirjes në një rrahje me disa persona të tjerë.

"Gjatë procesit zgjedhor është regjistruar prishje e rendit publik në Shuto Orizare. MPB-ja ka dalë menjëherë në teren ku është ndaluar një person për shkak të përfshirjes në një rrahje jashtë qendrës votuese. Ende nuk dihen arsyet e incidentit”, ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Sipas tij, MPB-ja ka regjistruar edhe tri raste të fotografimit të fletës së votimit në vendvotimet në Shuto Orizare, Cërnice dhe Probishtip.

Organizata joqeveritare “CIVIL”, në një paraqitje për mediet ka denoncuar parregullsi në një zonë të Shkupit ku, siç thuhet, janë regjistruar raste të votimit familjar, një persona për më shumë veta, pastaj raste të fotografimit si dhe disa shkelje më të vogla.

Më herët gjatë paradites, asociacioni qytetar “MOST” që ka numrin më të madh të vëzhguesve, kishte njoftuar për proces të rregullt zgjedhor dhe

Pritjet e qytetarëve nga zgjedhjet lokale

Qytetarët, të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën votës në komunat e Shkupit nga kryetarët e komunave presin që të angazhohen për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore, ndalimin e ndërtimit të objekteve pa leje, më shumë hapësira të gjelbëruara, etj.

“Po gjithsesi presim të ketë ndryshime, të angazhohen më shumë në punë. Të jenë më aktivë për zgjidhjen e problemeve, me të cilat ballafaqohen qytetarët, sepse qytetarët kanë nevojë të zgjidhen problemet infrastrukturore. Pra, të krijojnë një komunë ku do të ketë rend dhe gjërat do të funksionojnë në rregull”, thotë Faruk Bislimi nga komuna e Çairit të Shkupit.

“Po shpresoj të bëhet mirë për të rinjtë, të ketë punë për ta, e mos na ikin jashtë vendit”, thotë Nazmije Mehmeti.

“Po uroj të kalojnë qetë zgjedhjet, kush të fitojë e pret shumë punë”, thotë Dragan Stojanovski, nga komuna e Butelit.

“Po pres përmirësim të situatës në të ardhmen. Ka shumë nevojë të investohet për ngritjen e cilësisë së arsimit në komunën tonë. Shumë fëmijë mësojnë në një klasë të vetme si rrjedhojë e mungesës së klasave”, thotë Veton Asani, nga komuna e Çairit të Shkupit.

“Më pengon ky kaos urbanistik, shpresoj që kryetari i ri komunës ta ndalë këtë katrahurë urbanistike”, thotë Daniella Ristevska nga komuna e Gazi Babës së Shkupit.

“Po jam i kënaqur se procesi zgjedhorë realizohet qetë dhe pa probleme. Kjo është me shumë rëndësi. Ka shumë gjëra që janë përmirësuar në komunën tonë, po ka edhe disa gjëra që duhet të përmirësohen, siç është zgjidhja e problemit me kanalizimin”, thotë Abdulla Bunjaku nga komuna e Çairit.

“E shihni, jetojmë rrëzë Malit Vodno dhe ballafaqohemi me ajrin e ndotur. Shpresoj që kryetari i ri i komunës të marrë masa që të këtë më shumë gjelbërim”, thotë Damjan Angellov nga Komuna e Kisella Vodës.

Votimet kanë nisur në orën 7 të së dielës dhe po zhvillohen në 1,517 vendvotime.

Për dallim nga rreth i parë i zgjedhjeve më 15 tetor, kur u votua edhe për këshillat komunalë dhe Qytetin e Shkupit, tani votohet vetëm për kryetarë të komunave, që kaluan në balotazh ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në rrethin e parë të zgjedhjeve.

Në garë janë 68 kandidatë të 8 subjekteve politike dhe 2 kandidatë të pavarur.

Gara kryesore zhvillohet kryesisht në komunat shqiptare, pasi nga 14 prej tyre me shumicë shqiptare, në rrethin e parë janë zgjedhur kryetarët e vetëm dy komunave. Beteja po zhvillohet për komunat e Çairit në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, si dhe komunat tjera që janë në zonat rurale. Gara zhvillohet mes kandidatëve të BDI-së, e cila ka mbështetjen e LSDM-së dhe atyre të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Te blloku politik maqedonas gara ka përfunduar në qytetet më të mëdha përfshirë edhe Shkupin, ndërsa kanë mbetur disa qytete më të vogla dhe të tjerat janë kryesisht në zonat rurale. Edhe në këtë balotazh, gara zhvillohet mes kandidatëve të LSDM-së së kryeministrit, Zoran Zaev dhe VMRO DPMNE-së ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Për rrethin e dytë të zgjedhjeve janë akredituar 5,101 vëzhgues vendorë dhe 473 të huaj. Zgjedhjet do të mbikëqyren edhe nga delegacioni i BE-së, Ambasada Amerikane, e cila ka akredituar 35 vëzhgues, ndërsa ka edhe vëzhgues nga vende tjera, si nga Britania e Madhe, Franca, Rusia, Shqipëria, Kosova e vende tjera.

Rezultatet e para nga balotazhi pritet të nisin të publikohen në mënyrë elektronike në faqen e internetit të KSHZ-së varësisht se si arrijnë nga qendrat e votimit, por ashtu sikur edhe në rrethin e parë rezultatet do të publikohen më herët nga partitë politike që kanë anëtar dhe vëzhgues nëpër të gjitha vendvotimet.

Maqedonia ka gjithsej 80 komuna dhe Shkupin si njësi e veçantë e vetë-administrimit lokal me 10 komuna urbane në përbërje të tij.

 Sipas KSHZ-së, dalja në votime deri në ora 13:00 është 24.38%.

Procesi i votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në 35 komuna po rrjedh pa probleme dhe nuk janë vërejtur probleme gjatë votimit, tha Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Zëdhënësja e KSHZ Ljupka Gugçevska tha në konferencë shtypi se pjesëmarrja deri në orën 13:00 nga të 99.8% në nivelin e Republikës së Maqedonisë është 24,38%.

Zgjedhjet në Maqedoni, regjistrohen disa incidente dhe probleme

Nga OJQ “Civil” njoftojnë se para vendvotimit 0193 në fshatin Radobor, komuna e Mogillës, policia ka ndaluar një makinë dhe gjatë kontrollit në bagazh ka gjetur produkte ushqimore.

“Aktivistët e njëri nga kandidatët për kryetar të kësaj komune ka biseduar me policinë, me ç’rast personat janë liruar vetëm me paralajmërim që më mos të sillen ne këtë komunë dhe mos të shpërndajnë produkte ushqimore banorëve”, thotë vëzhguesi i OJQ “Civil”.

MOST regjistron parregullsitë e para gjatë procesit të votimit

Votim familjar, prezencë e personave të paautorizuar dhe fotografim i fletës së votimit, janë disa nga parregullsitë të cilat i ka regjistruar deri më tani Lidhja e qytetarëve MOST.

“Në vendvotimin 1471 në Komunën e Dollmenit janë evidentuar 7 raste të votimit familjar, në vendvotimin 1472 fshati Lazhani janë keqpërdorur 27 vota”, deklaroi Zlatko Dimitrovski, MOST.

Civil: Shtab i një partie politike përballë vendvotimit në komunën Saraj

Nga organizata Civil, e cila po monitoron procesin zgjedhor kanë thënë se vendvotimi 2433 në shkollën fillore “Dituria” në komunën e Sarajit, është hapur në orën 8:30, pasi që kanë ardhur dy vetura, ndërsa personat që kanë qenë në vetura me vete kanë pasur një qese në të cilën nuk shihej se çfarë ka brenda.

Dera ishte e mbyllur thonë nga Civil, dhe nuk kanë pasur mundësi për të hyrë brenda.

“Dera e Vendvotimit 2433 u hap disa minuta pas largimit të personave të cilët sollën qesen dhe më pas filloi votimi. Nga ana tjerë e rrugës në vendin ku votohet gjendet shtabi i një partie politike”, thonë nga Civil.

Image

‘Dil voto’: Janë vërejtur disa parregullsi në procesin zgjedhor

Votimi familjar në Saraj, shpërndarje e fletushkave në Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shtip, disa persona të thirrur në bisedë informative. Këto janë një pjesë e ngjarjeve të cilat koalicioni i organizatave joqeveritare “Dil voto” i vlerësojnë si parregullsi. Prej atje thonë se e ndjekin procesin e votimit dhe se kanë një numër të madh të vëzhguesve në të gjitha komunat ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale.

“Këtë mëngjes gjatë votimit të sotëm u vërejtën disa parregullsi. Është vërejtur shpërndarja e fletushkave në komunën Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shtip. Në komunën Çeshinovë – Obleshevë është paraqitur se disa persona janë thirrur në bisedë informative, gjithashtu është paraqitur se ka pasur votime familjare në komunën e Sarajit, si dhe prania e madhe e forcave policore nëpër disa komuna në vend”, tha Ilijan Cvetkovski, “Dil voto”.

***

Një anëtar i Komisionit zgjedhor dje gjatë votimit në raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale në Kisella Vodë e ka fotografuar fletëvotimin e një personi të pafuqishëm, i cili ka votuar në kushte shtëpiake.

Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se dje në orën 12:17 në Stacionin policor Kisella Vodë është paraqitur kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Kisella Vodë dhe ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 11 në rrugën “Jabllanicë” tek një person i cili ishte moshuar dhe i pafuqishëm dhe për këtë arsye ka votuar në shtëpinë e tij në prezencë të Komisionit zgjedhor në përbërje të kryetarit dhe tre anëtarëve, pasi personi ka votuar, një anëtar i komisionit e ka fotografuar fletëvotimin e tij.

Buletini policor kumtoi edhe se dje në orën 13:15 një kryetar i Këshillit zgjedhor në Vendvotimin numër 2743 ka denoncuar se gjatë shpërndarjes së materialeve votuese në vendvotimin e locuar në Shkollën fillore “Nevena Georgieva-Dunja” nga ana e përfaqësuesit të një partie politike është fotografuar bllok me fletëvotime (kapaku i epërm i bllokut me numër të vendvotimit dhe numrin serik të fletëvotimit të parë të fundit) me telefon celular.

MPB informoi se dje në orën 14:20 një anëtar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Kisella Vodë ka denoncuar se gjatë shpërndarjes së materialeve votuese në vendvotimin numër 2746 të locuar në Bashkësinë komunale “11 Tetori” nga ana e kryetarit të Këshillit zgjedhor është fotografuar blloku i fletëvotimeve me numër të vendvotimit.

Në Gostivar deri në ora 10:00 dalja për të votuar është 5%

Procesi zgjedhor në Maqedoni, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, po zhvillohet në mënyrë demokratike, ndërsa deri në orën 10, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 8.9 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.

Dalja më e ulët edhe në rrethin e dytë është regjistruar në komunat e banuara me popullatë shqiptare.

Sipas KSHZ-së, vendvotimet janë hapur me kohë dhe deri në paraqitjen e parë për media nuk janë regjistruar parregullsi.

Edhe asociacioni qytetar “MOST” që ka numrin më të madh të vëzhguesve, ka njoftuar për proces të rregullt zgjedhor dhe hapjen me kohë të qendrave të votimit.

Në 35 komuna të Maqedonisë po zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale ku të drejtën e votës e kanë 833.716 qytetarë të regjistruar në listën e përgjithshmezgjedhore. Votimet që kanë nisur në orën 7 po zhvillohen në 1,517 vendvotime.

Për dallim nga rreth i parë i zgjedhjeve më 15 tetor, kur u votua edhe për këshillat komunalë dhe Qytetin e Shkupit, tani votohet vetëm për kryetarë të komunave, që kaluan në balotazh ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në rrethin e parë të zgjedhjeve.

Në garë janë 68 kandidatë të 8 subjekteve politike dhe 2 kandidatë të pavarur.

Gara kryesore zhvillohet kryesisht në komunat shqiptare, pasi nga 14 prej tyre me shumicë shqiptare, në rrethin e parë janë zgjedhur kryetarët e vetëm dy komunave. Beteja po zhvillohet për komunat e Çairit në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, si dhe komunat tjera që janë në zonat rurale. Gara zhvillohet mes kandidatëve të BDI-së, e cila ka mbështetjen e LSDM-së dhe atyre të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Te blloku politik maqedonas gara ka përfunduar në qytetet më të mëdha përfshirë edhe Shkupin, ndërsa kanë mbetur disa qytete më të vogla dhe të tjerat janë kryesisht në zonat rurale. Edhe në këtë balotazh, gara zhvillohet mes kandidatëve të LSDM-së së kryeministrit, Zoran Zaev dhe VMRO DPMNE-së ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Për rrethin e dytë të zgjedhjeve janë akredituar 5,101 vëzhgues vendorë dhe 473 të huaj. Zgjedhjet do të mbikëqyren edhe nga delegacioni i BE-së, Ambasada Amerikane, e cila ka akredituar 35 vëzhgues, ndërsa ka edhe vëzhgues nga vende tjera, si nga Britania e Madhe, Franca, Rusia, Shqipëria, Kosova e vende tjera.

Rezultatet e para nga balotazhi pritet të nisin të publikohen në mënyrë elektronike në faqen e internetit të KSHZ-së varësisht se si arrijnë nga qendrat e votimit, por ashtu sikur edhe në rrethin e parë rezultatet do të publikohen më herët nga partitë politike që kanë anëtar dhe vëzhgues nëpër të gjitha vendvotimet.

Maqedonia ka gjithsej 80 komuna dhe Shkupin si njësi e veçantë e vetë-administrimit lokal me 10 komuna urbane në përbërje të tij.

***

Qytetarët e Tetovës po votojnë për kryetarin e komunës së tyre, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe procesi po zhvillohet në regull dhe pa probleme.

Sipas kryetarit të Këshillit Zgjedhor komunal në Tetovë, Nazim Dauti, deri në orën 10, dalja e qytetarëve është 4.8 %.

MOST: Vendvotimet janë hapur me kohë, nuk ka parregullsi

Të gjithë vendvotimet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ku zgjidhen kryetarët e komunave janë hapur në kohë, votimi po ecë rrjedhimisht dhe deri tani nuk ka informata për çfarëdo lloj parregullsi, informuan në pres-konferencën e sotme të parë nga Asociacioni qytetar MOST.

Zllatko Dimitrioski nga ky asociacion theksoi se MOST po e ndjek votimin me gjithsej 1000 vëzhgues prej të cilëve 910 janë sistemuar në vendvotime dhe mbulojnë 50 për qind nga vendet ku sot po zhvillohet votimi. MOST e vëzhgon raundin e dytë të zgjedhjeve edhe me 45 ekipe mobile.

Nga asociacioni apelojnë deri te qytetarët që të gjithë parregullsitë që dëshirojnë t’i paraqesin këtë mund ta bëjnë në numrin telefonik falas 080 080 080 si dhe në ueb platformën.

Në Gostivar dhe Vrapçisht vendvotimet janë hapur në kohë

Sipas informacioneve prej dy komisioneve komunale zgjedhore në rajonin e Gostivarit në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune, votimi filloi me kohë dhe pa vështirësi. Vendvotimet janë hapur në kohën e paraparë.

Në listën zgjedhore për komunën e Gostivarit ka gjithsej 79.632 persona të cilët do të votojnë në 121 vendvotime.

Në komunën e Vrapçishtes sot votohet në 39 vendvotime ku të drejtën e votës mund ta realizojnë 25.371 persona.

Dje në dy komuna votuan të burgosurit, të sëmurët dhe të pamundurit.

Image

Votimet në Maqedoni, 5101 vëzhgues vendor dhe të huaj

Të gjitha vendvotimet në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni, sot në mëngjes janë hapur në kohë në orën shtatë, informojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Sipas KSHZ-së votimi po zhvillohet pa pengesa dhe se nuk ka informacione nga komisionet komunale zgjedhore dhe këshillat zgjedhor për ndonjë problem gjatë votimit.    

Në Maqedoni sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të gjashta lokale pas pavarësisë së vendit. Qytetarët do të votojnë në 1.517 vendvotime në 35 komuna, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë.

Në komunat e Shkupit, Çair, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime.

Në 29 komunat e tjera në Maqedoni në rrethin e dytë do të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.

Në raundin e dytë marrin pjesë 70 kandidatë për kryetar komune.

Në Shkup do të votohet për kryetar komune të Kisella Vodës, Gazi Babës, Butelit, Çairit, Shuto Orizarës dhe Sarajit.

Në Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Butel do të votohen mes kandidatëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, në Çair dhe dhe Saraj mes kandidatëve të BDI-së dhe BESA-s, ndërsa në Shuto Orizarë midis kandidatit të LDSM-së dhe kandidatit të Unionit të romëve.

Nga komunat tjera raund të dytë do të ketë në Shtip, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Vinicë, Demir Kapi, Makedonski Kamenicë, Makedonski Brod, Kavdar, Probishtip, Gradsko, Jegunovcë, Rosoman, Nagoriçan të Vjetër, Çashkë, Mogil, Zërnovc, Brvenia, Çeshinovë-Obleshevë, Bogovinje, Vrapçiste, Dollnen, Zhelinë, Likovë, Tearcë, Studeniçani dhe Karbinci.

Vendvotimet do të hapen nga ora 7 deri në orën 19. Pas mbylljes së vendvotimeve, do të mund të votojnë vetëm personat të cilët për moment janë gjetur në objektin ku votohet.

Për raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 5.101 vëzhgues vendor dhe 473 të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj.

Dje, një ditë para zgjedhjeve, votuan personat në shtëpitë e ndëshkuese-përmirësuese, personat e zhvendosur brenda vendit, njerëzit që vuajnë masën arrest shtëpiak dhe personat e pamundur dhe të sëmurët që e kanë kërkuar këtë nga komisionet zgjedhore komunale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rezultatet fillestare të zgjedhjeve të fituara në mënyrë elektronike i publikon në mënyrë njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet e KKZ-së në afat prej 12-të orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

KKZ-ja rezultatet fillestare të zgjedhjeve për kryetar komune i publikon brenda shtatë orëve pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhore dhe i vendos tabelën e shpalljeve në komunë dhe i publikon në mediat publike.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor, kur u zgjodhën anëtarët e këshillave të komunave, kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetarët e 45 komunave.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni pas pavarësisë. Të parat u mbajtën në vitin 1996, vijuan edhe në vitet 2000, 2005, 2009 dhe 2013.

Image

***

Në 35 komuna të Maqedonisë po zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale ku të drejtën e votës e kanë 833.716 qytetarë të regjistruar në listën e përgjithshmezgjedhore. Votimet që kanë nisur në orën 7 po zhvillohen në 1,517 vendvotime.

Për dallim nga rreth i parë i zgjedhjeve më 15 tetor, kur u votua edhe për këshillat komunale dhe Qytetin e Shkupit, tani votohet vetëm për kryetarë të komunave, që kaluan në balotazh ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në rrethin e parë të zgjedhjeve.

Në garë janë 68 kandidatë të 8 subjekteve politike dhe 2 kandidatë të pavarur.

Beteja kryesore zhvillohet kryesisht në komunat shqiptare, pasi nga 14 prej tyre me shumicë shqiptare, në rrethin e parë janë zgjedhur kryetarët e vetëm dy komunave. Beteja do të zhvillohet për komunat e Çairit në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, si dhe komunat tjera që janë në zonat rurale. Beteja zhvillohet mes kandidatëve të BDI-së, e cila ka mbështetjen e LSDM-së dhe atyre të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Te blloku politik maqedonas gara ka përfunduar në qytetet më të mëdha përfshirë edhe Shkupin, ndërsa kanë mbetur disa qytete më të vogla dhe të tjerat janë kryesisht në zonat rurale. Edhe në këtë balotazh, gara zhvillohet mes kandidatëve të LSDM-së së kryeministrit, Zoran Zaev dhe VMRO DPMNE-së ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Për rrethin e dytë të zgjedhjeve janë akredituar 5,101 vëzhgues vendorë dhe 473 të huaj. Nga vëzhguesit vendorë, numrin më të madh e ka asociacioni qytetar MOSTmë 2,917 - ndërsa nga të huajt misioni i OSBE/ODIHR-it me gjithsej 289 vëzhgues.

Zgjedhjet do të mbikëqyren edhe nga delegacioni i BE-së, Ambasada Amerikane, e cila ka akredituar 35 vëzhgues, ndërsa ka edhe vëzhgues nga vende tjera, si nga Britania e Madhe, Franca, Rusia, Shqipëria, Kosova e vende tjera.

Rezultatet e para nga balotazhi pritet të nisin të publikohen në mënyrë elektronike në faqen e internetit të KSHZ-së varësisht se si arrijnë nga qendrat e votimit, por ashtu sikur edhe në rrethin e parë rezultatet do të publikohen më herët nga partitë politike që kanë anëtar dhe vëzhgues nëpër të gjitha vendvotimet.

Maqedonia ka gjithsej 80 komuna dhe Shkupin si njësi e veçantë e vetë-administrimit lokal me 10 komuna urbane në përbërje të tij.

***

Në ora 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet në 35 komuna ku duhet të zgjidhen kryetarët e rinj të komunave.

Zgjedhjet në rrethin e dytë nuk kanë asnjë kusht, kandidati që do të merr të paktën edhe një votë më shumë ndaj kundërkandidatit, do të udhëheq komunën edhe katër vite të ardhshme.

Në rrethin e parë qytetarët e kanë zgjedhur fatin e tyre për të parin e komunës në 45 komuna.

Gjatë ditës së djeshme kanë votuar 2382 qytetarë që kanë kushte jo-lëvizshmërie. Këto grupe janë: të burgosurit dhe të paraburgosurit (939 qytetarë) dhe personat e sëmurë e të palëvizshëm që janë 1435 qytetarë, thonë nga KSHZ Maqedoni.

Hapen të gjithë vendvotimet, pa ndonjë incident apo parregullsi të paraqitur

***

Maqedonia zhvillon sot raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Votimi fillon në orën lokale 07:00 dhe zgjat deri në orën 19:00.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të zhvillohet në 35 komuna, me 1517 qendra votimi, ku të drejtë vote kanë 833710 qytetarë.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor kur u zgjodhën kryetari i bashkisë i qytetit të Shkupit, kryetarët në 45 komuna dhe këshillat në qytetin e Shkupit dhe në të gjitha komunat.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni, ndërkohë që të parat u zhvilluan në vitin 1990.

  •  
  •  

Të gjithë vendvotimet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ku zgjidhen kryetarët e komunave janë hapur në kohë, votimi po ecë rrjedhimisht dhe deri tani nuk ka informata për çfarëdo lloj parregullsi, informuan në pres-konferencën e sotme të parë nga Asociacioni qytetar MOST.

Zllatko Dimitrioski nga ky asociacion theksoi se MOST po e ndjek votimin me gjithsej 1000 vëzhgues prej të cilëve 910 janë sistemuar në vendvotime dhe mbulojnë 50 për qind nga vendet ku sot po zhvillohet votimi. MOST e vëzhgon raundin e dytë të zgjedhjeve edhe me 45 ekipe mobile.

Nga asociacioni apelojnë deri te qytetarët që të gjithë parregullsitë që dëshirojnë t’i paraqesin këtë mund ta bëjnë në numrin telefonik falas 080 080 080 si dhe në ueb platformën.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat