Votimet në Maqedoni, 5101 vëzhgues vendor dhe të huaj

Maqedonia

Votimet në Maqedoni, 5101 vëzhgues vendor dhe të huaj

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 09:55
Foto ilustruese

Për raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale në Maqedoni që do të mbahen sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 5.101 vëzhgues vendor dhe të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj.

KSHZ për raundin e dytë të zgjedhjeve ka akredituar numër shtesë të vëzhguesve dhe gazetarëve. Nga vëzhguesit vendor numër më të madh të vëzhguesve ka MOST – 2.917, pastaj Shoqata e Qytetarëve ZHA, “Sinergia” – Shtip 1.829, Civil – Qendra për Liri 207, Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ohër-Shkup 125. Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvilim gjashtë vëzhgues.

Nga vendet e jashtme, numër më të madh vëzhgues ka Misioni i OSBE/ODIHR 289, pastaj Ambasada e SHBA-së në Maqedoni 35, Delegacioni i BE-së 23, Qendra Studimore Ndërkombëtare për Zgjedhje (IESC) 18…

Vëzhgues kanë akredituar edhe Zyra e NATO-s në Shkup dhe ambasadat e Shqipërisë, Rusisë, Austrisë, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Holandës, Italisë, Sllovakisë në Maqedoni. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Malit të Zi, komisionet qendrore zgjedhore të Kosovës dhe Bullgarisë dhe Fondacioni Ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) – Zyra në Republikën e Maqedonisë.

Raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 15 tetor ishin akredituar 5011 vendor dhe vëzhgues të huaj si dhe gjashtë gazetarë të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat