KSHZ: Vendvotimet janë hapur në kohë, votimi kryhet pa pengesa

Maqedonia

KSHZ: Vendvotimet janë hapur në kohë, votimi kryhet pa pengesa

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 10:16
KSHZ

Të gjitha vendvotimet ku mbahet rrethi i dytë i Zgjedhjeve lokale 2017 këtë mëngjes janë hapur në kohën e duhur, në ora 7, informojnë nga Komisioni shtetëror zgjedhor. Sipas KSHZ-së, votimi kryhet pa pengesa dhe nuk ka informata nga komisionet komunale zgjedhore për pengesa gjatë votimit.

Në Maqedoni sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të gjashta lokale nga pavarësimi i vendit. Qytetarët zgjedhin kryetarë komunash në 35 komuna, në 1.517 vendvotime, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë. Në komunat e Shkupit, Butel, Kisella Voda, Gazi Baba, Saraj, Shuto Orizari dhe Çair, të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime. Në 29 komunat tjera në rrethin e dytë zgjedhor do të votojnë 573.6169 qytetarë, në 1.130 vendvotime. Në rrethin e dytë garojnë 70 kandidatë për kryetar komune.

Vendvotimet do të jenë të hapura deri në ora 19. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat që kanë qenë në atë çast në vendvotim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat