Ja sa është përqindja e daljes në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe komuna tjera

Maqedonia

Ja sa është përqindja e daljes në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe komuna tjera

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 12:18
Ilustrim

Anëtari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë, Nazmi Dauti ka thënë se dalja deri ora 10:00 ka qenë i ulët dhe në krahasim me rrethin e parë ka pasur regres.

Sipas tij, deri në këtë orë kanë votuar rreth 5 %.

Në gjithë qytetin e Tetovës dhe fshatrave përreth ka 82 mijë votues që duhet të shprehin vullnetin e tyre deri në ora 19:00.

Përndryshe, në garë për Komunën e Tetovës janë Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa.

Por edhe në komunat e tjera, jehona e votuesve ka qenë prej 5 deri 7%, informuan nga KSHZ, duke theksuar se në mesditë do të jepen të dhënat zyrtare për jehonën e votuesve deri në ora 10.

Të gjitha vendvotimet në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të vitit 2017 sot në mëngjes janë hapur në në kohë në orën shtatë, informojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Sipas KSHZ-së votimi po zhvillohet pa pengesa dhe se nuk ka informacione nga komisionet komunale zgjedhore dhe këshillat zgjedhor për ndonjë problem gjatë votimit.

Në Maqedoni sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të gjashta lokale pas pavarësisë së vendit. Qytetarët do të votojnë në 1.517 vendvotime në 35 komuna, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë.

Në komunat e Shkupit, Çair, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime.

Në 29 komunat e tjera në Maqedoni në rrethin e dytë do të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.

Në raundin e dytë marrin pjesë 70 kandidatë për kryetar komune.

Në Shkup do të votohet për kryetar komune të Kisella Vodës, Gazi Babës, Butelit, Çairit, Shuto Orizarës dhe Sarajit.

Në Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Butel do të votohen mes kandidatëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, në Çair dhe dhe Saraj mes kandidatëve të BDI-së dhe BESA-s, ndërsa në Shuto Orizarë midis kandidatit të LDSM-së dhe kandidatit të Unionit të romëve.

Nga komunat tjera raund të dytë do të ketë në Shtip, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Vinicë, Demir Kapi, Makedonski Kamenicë, Makedonski Brod, Kavdar, Probishtip, Gradsko, Jegunovcë, Rosoman, Nagoriçan të Vjetër, Çashkë, Mogil, Zërnovc, Brvenia, Çeshinovë-Obleshevë, Bogovinje, Vrapçiste, Dollnen, Zhelinë, Likovë, Tearcë, Studeniçani dhe Karbinci.

Vendvotimet do të hapen nga ora 7 deri në orën 19. Pas mbylljes së vendvotimeve, do të mund të votojnë vetëm personat të cilët për moment janë gjetur në objektin ku votohet.

Për raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 5.101 vëzhgues vendor dhe 473 të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj.

Dje, një ditë para zgjedhjeve, votuan personat në shtëpitë e ndëshkuese-përmirësuese, personat e zhvendosur brenda vendit, njerëzit që vuajnë masën arrest shtëpiak dhe personat e pamundur dhe të sëmurët që e kanë kërkuar këtë nga komisionet zgjedhore komunale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rezultatet fillestare të zgjedhjeve të fituara në mënyrë elektronike i publikon në mënyrë njëpasnjëshme, ndërsa rezultatet në bazë të të dhënave nga procesverbalet e KKZ-së në afat prej 12-të orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

KKZ-ja rezultatet fillestare të zgjedhjeve për kryetar komune i publikon brenda shtatë orëve pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhore dhe i vendos tabelën e shpalljeve në komunë dhe i publikon në mediat publike.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 15 tetor, kur u zgjodhën anëtarët e këshillave të komunave, kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetarët e 45 komunave.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni pas pavarësisë. Të parat u mbajtën në vitin 1996, vijuan edhe në vitet 2000, 2005, 2009 dhe 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat