Ganiu: Do ndjek gjithë procesin e votimit, më i miri le të fitojë!

Maqedonia

Ganiu: Do ndjek gjithë procesin e votimit, më i miri le të fitojë!

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 13:19
Visar Ganiu

Kandidati i BDI-së për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin në votime.

“Sot është një ditë që secili qytetarë ka të drejtë të shfrytëzojë të drejtën e tij, shpresoj që edhe sot si para dy jave do të shkojë në rregull dhe në fund vendimin do e japin qytetarët, atë që do vendosin ata unë do e pranoj dhe do ndjek gjithë procesin dhe më i miri le të fitojë”, u shpreh Ganiu pasi ka votuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat