Bejta: Pres fitore më të madhe se në raundin e parë

Maqedonia

Bejta: Pres fitore më të madhe se në raundin e parë

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 15:18
Kryetari i Komunës dhe kandidati Nevzat Bejta

Kryetari i Komunës dhe kandidati Nevzat Bejta bashkë me familjen e tij votoi në Gostivar. Në prononcimin për mediat Bejta ftoi qytetarët të merrnin pjesë në mënyrë demokratike, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Si qytetar i Gostivarit votova së bashku me familjen time. Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, në mënyrë demokratike. Falënderoj për punën e tyre anëtarët e komisionit zgjedhor dhe shpresoj në një mbarëvajtje sa më të mirë të zgjedhjeve,” u shpreh Bejta. I pyetur nga gazetarët rreth pritshmërive të tij, Bejta tha që rezultati përfundimtar beson që të jetë ende më i favorshëm se në raundin e parë, ku ai doli fitues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat