MPB: Tre persona kanë fotografuar fletën e votimit

Maqedonia

MPB: Tre persona kanë fotografuar fletën e votimit

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 15:19
Perfaqesuesi i MPB

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë regjistruar tre raste të fotografimit të fletëve të votimit, prej të cilëve një në Cërni­­çe, komuna e Kisella Vodës, dhe një në Shuto Orizare dhe Probishtip.

Nga Ministria kanë paralajmëruar se me këtë po shkelet ligji dhe se çdonjëri që fotografon do të dënohet. Policia ka njoftuar se ka regjistruar edhe një rrahje në Shuto Orizare, gjegjësisht se ka pasur denoncim për sulm fizik me ç’rast një person është ndaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat