Probleme me energjinë elektrike në Malësinë e Sharrit dhe Studençan

Maqedonia

Probleme me energjinë elektrike në Malësinë e Sharrit dhe Studençan

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 17:07
Ilustrim

Në tre vendbanime të komunës së Studeniçanit është ndalur rryma elektrike.Bëhet fjalë për vendbanimet Cvetovë, Koliçan i Poshtëm dhe Koliçan i Epërm. Qytetarët të shumtë janë ankuar se tani më disa orë atyre u është ndërprerë furnizimi me energji elektrike

.Banorët frikësohen se mund të ketë manipulime apo vjedhje të votave.Në Tetovë rrezikon të ndërpritet procesi i votimit në disa vendvotime, pasi në Malësinë e Sharrit rreth 40 min disa fshatra nuk kanë energji elektrike dhe me terrin, nëse energjia nuk kthehet, rrezikohet që me terrin të ndërpritet procesi I votimit. Nga Komisioni Komunal Zgjedhor thonë se kanë tentuar të kontaktojnë me EVN, por pa sukses.

Shtuan se do të vazhdojnë të përpiqen, duke mos dhënë përgjigje konkrete nëse do të ndërpritet procesi ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat