CIVIL: Shtabet partiake shumë afër vendvotimeve

Maqedonia

CIVIL: Shtabet partiake shumë afër vendvotimeve

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 17:47
CIVIL

"Në vendvotimin numër 2433 që ndodhet në shkollën fillore "Dituria" në komunën e Sarajit, të hapur në 8:30 minuta pas erdhën dy automjete, kurse personat nuk kishin asnj legjitimim e as bexha dhe në këtë vendvotim kishin me vete një qese në të cilën nuk ka pasur mundësi që të shihet qartë se çka ka brenda", informojnë nga CIVIL.

Sipas vëzhguesve të CIVIL, "dera ishte e mbyllur dhe nuk kishte asnjë mundësi për të hyrë brenda, e as kishte mundësi për të pyetur diçka. Kjo qendër e votimi u hap pasi personat që sollën çantën u larguan".

"Në anën e kundërt të rrugës nga vendi ku votohet, gjendet shtabi i njërës nga partitë pjesëmarrësenë garë", kanë regjistruar nga CIVIL.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat