Policia arrestoi aktivistë të një partie të afërt me VMRO-në, duke blerë vota në Çair

Maqedonia

Policia arrestoi aktivistë të një partie të afërt me VMRO-në, duke blerë vota në Çair

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 19:09
Ilustrim

Policia ka kapur në flagrancë dy aktivistë të një partie shqiptare e afërt me VMRO-DPMNE-në në Çair. Personat në fjalë janë arrestuar nga ana e policisë për blerje votash. Shkeljet zgjedhore ndëshkohen penalisht transmeton INA.

Çdo shkelje dhe çdo parregullsi gjatë procesit të votimit sanksionohet me ligj. Në bazë të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, Neni 162 dhe 163 parashohin dënime me burg edhe deri në 5 vite e më lartë.

Nga Organizata “Civil” të cilët monitorojnë zgjedhjet thonë se kanë regjistruar 29 raste të prishjes së procesit zgjedhor. Ata u ankuan se vëzhguesit e tyre janë penguar në kryerjen e detyrës. Ata tërhoqën vëzhguesit nga një vendvotim në Llaskarcë të Sarajit duke kërkuar nga Institucionet nëse atje ka zgjedhje të lira dhe demokratike.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se nuk janë regjistruar parregullsi të mëdha dhe prishje të rendit publik gjatë procesit të votimit sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski tha se janë paraqitur tre raste të fotografimit të fletës së votimit. Nga MPB apelojnë që qytetarët të mos i fotografojnë fletët e votimit pasi që kjo nënkupton shkelje ligjore. Në Shuto Orizare është është regjistruar prishje e rendit publik, një person paraqiti se një grup personash e kanë sulmuar atë në rrugën “Metohiska”. Lidhur me këtë rast policia po merr masat e nevojshme. Deri në orën 13.00 jehona e votuesve në nivel shtetëror është 24.38 për qind. Sipas KSHZ-së dalje më e ulët vërehet në komunat me shumicë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat