Deri në orën 17:00, dalje më e madhe në Demir Kapi, më e ulët në Shuto Orizare

Maqedonia

Deri në orën 17:00, dalje më e madhe në Demir Kapi, më e ulët në Shuto Orizare

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 19:11
Ilustrim

KSHZ doli në konferencën e tretë për mediat për ditën e sotme. Sipas të dhënave të këtij komisioni deri në orën 17:00 dalja e qytetarëve për të votuar në nivel shtetëror është 43.83%

Dalje më të madhe si edhe në raundin e parë, ka në komunat me shumicë maqedonase dhe më pak në ato më shumicë shqiptare. Ashtu si në orën 10:00 dhe në orën 13:00, edhe deri  në orën 17:00 dalje më të madhe të qytetarëve për të votuar ka në Demir Kapi edhe atë me 76.59%, ndërsa dalje më të ulët ka në Shuto Orizare me 31.76%.Siç theksuan nga KSHZ, deri tek ky komision nuk është paraqitur asnjë ankesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat