MOST regjistron disa shkelje të procesit të votimit

Maqedonia

MOST regjistron disa shkelje të procesit të votimit

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 19:13
Zlatko Dimitroski nga MOST

Në dy vendvotime në komunën e Shuto Orizarës janë vërejtur pesë raste të votimit familjar, ndërsa në një vendvotim në komunën e njëjtë tetë raste të tilla, informon Asociacioni i qytetarëve MOST në konferencën e tretë për shtyp.

Zlatko Dimitroski nga MOST kumtoi se pesë raste të votimit familjar janë evidentuar në vendvotimin 2957 dhe 2958, ndërsa tetë raste të votimit familjar ka pasur në vendvotimin 2959 në Shuto Orizarë.

Vëzhguesit e MOST në dy vendvotime në komunën e Demir Kapisë kanë evidentuar një numër të madh të personave të cilët kanë votuar me shoqërim edhe atë në vendvotimin 1238 janë vërejtur 21 raste të tilla dhe në vendvotimin 1239 janë evidentuar 23 raste. Këshillat zgjedhore e kanë respektuar procedurën dhe i kanë evidentuar emrat e personave të cilët kanë ndihmuar në ditarin nga vendvotimi.

Në komunën e Shuto Orizarës në vendvotimin 2955 janë vërejtur tre raste në të cilat anëtarët e këshillave zgjedhorë iu kanë ndihmuar personave të votojnë dhe iu kanë treguar për kë të votojnë, ndërsa në vendvotimin 2960 në komunën e njëjtë votimi është ndërprerë në periudhë prej gjysmë ore për shkak se UV llamba nuk ka funksionuar. Është bërë procesverbal, ndërsa votimi ka vazhduar.

Në fshatin Negotinë në komunën e Vrapçishtit në vendvotimin 0440, siç informon Dimitrioski, UV llamba nuk ka funksionuar nga ora 13:00 me ç’rast Komisioni komunal zgjedhor nuk ishte njoftuar, ndërsa votimi nuk është ndërprerë, ndërsa në fshatin Banje, komuna Çeshinovo Obleshevo, në vendvotimin 0886 një votues ka refuzuar të spërkatet me vajin pa ngjyrë dhe i është lejuar të votojë.

Votimi është ndërprerë në periudhën prej 20 minutave për çka UV llamba nuk ka funksionuar edhe në vendvotimin 2949 në komunën e Butelit. Një anëtar i Këshillit zgjedhor ka furnizuar llambë të re nga KKZ-ja dhe votimi ka vazhduar. Në këtë komunë në vendvotimet 2929 dhe 2930 dy votues janë nënshkruar në vend të papërshtatshëm në Listën zgjedhore me ç’rast këshillat zgjedhorë kanë bërë procesverbal për dy raste.

Në komunën e Çairit në vendvotimin 2928 një votues e ka fotografuar fletëvotimin me ç’rast është thirrur policia dhe votimi për një kohë të shkurtër është ndërprerë, ndërsa në fshatin Mojno, komuna e Mogillës në vendvotimin 0223 një anëtar i Këshillit zgjedhor i ka ndihmuar një personi për të votuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat