Dy persona arrestohen për blerje votash

Maqedonia

Dy persona arrestohen për blerje votash

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 19:43
ilustrim

Sot rreth orës 16 është denoncuar se në rrugën “Maksut Sadik” në Çair, nga ana e personit të panjohur bëhet blerja e votave, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Në lidhje me këtë rast, për shkak të dyshimit për vepër penale “Blerje e votave”, sipas nenit 162 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë, janë arrestuar dy persona, B.I. (46) dhe S.A. (24) dhe po ndërmerren të gjitha masat për ndriçimin e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat