Mbizotëron heshtje para selisë së VMRO-DPMNE

Maqedonia

Mbizotëron heshtje para selisë së VMRO-DPMNE

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 20:18
VMRO-DPMNE

Në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, kur kishte lëvizshmëri para selisë së OBRM-PDUKM-së, pas përfundimit të procesit zgjedhor, mbizotëron heshtje.

Jashtë nuk ka qytetarë, as aktivist madje as funksionarë. Gjithashtu edhe video në të cilën shfaqeshin pamje nga TV Nova, nën pronësi të Sead Koçan janë ndërprerë.

Brenda selisë ndodhen vetëm ekipet e gazetarëve të cilët presin të paraqiten përfaqësues të partive. Ndërsa nga OBRM-PDUKM për Nova TV deklaruan se nuk e dijnë kur do të mbahet konferencë.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, pasi realizoi të drejtën e votës deklaroi se sot ka mbizotëruar atmosferë jodemokratike, me kërcënime mbi qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat