Kim Mehmeti godet rëndë pas zgjedhjeve: Sot keni blerë vota, nesër vjedhni komuna

Maqedonia

Kim Mehmeti godet rëndë pas zgjedhjeve: Sot keni blerë vota, nesër vjedhni komuna

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 06:44
Kim Mehmeti

“Në Maqedoni, çdo gjë ndryshon, por jo edhe mendësia politike se shteti është pronë e partive në pushtet,”- ka thënë shkrimtari ynë Kim Mehmeti sonte (e diel), për televizionin maqedonas, “Kanal5”. Duke i vlerësuar zgjedhjet e porsapërfunduara, Kim Mehmeti ka pohuar se “edhe në këto zgjedhje vendore, partia maqedonase në pushtet, se bashku me degën e saj shqiptare- BDI-në, kishin pas vetes tërë potencialin shtetëror, që nga njësite policore ‘alfa’ e deri te ‘omegat’ politike”, raporton Almakos.

“Dhe ky potencial – posaçërisht ai policor – siç është bërë tani më traditë, më së shumti u përdorë nëpër vendbanimet shqiptare. Kështu që, njësoj si VMRO-DPMNE’ja e deridjeshme në pushtet, edhe LSDM’ja e sotmja, ua dorëzoi vasalëve të vet shqiptarë tërë potencialin policorë, që të bëjnë trysni mbi shqiptarët. E që do të thotë se Maqedonia vazhdon të drejtohet sipas parimit se për shterin është i mirë “vetëm shqiptari i vdekur”, ndërkaq për pushtetin është i përdorshëm vetëm shqiptari i kriminalizuar dhe i korruptuar,”- ka thënë Kim Mehmeti..Kim Mehmeti ka pohuar se gjatë fushatës parazgjedhore, disa herë ka qenë në Tetovë, ku ka pas ‘nderin’ që çdoherë ta përcjellin makina me xhama të errët.

“ Kur pyesja se të kujt janë këto makina, disa më thoshin se janë të njësitit policor ‘alfa’, e të tjerët se janë të ‘omegave’ muskulore të degës shqiptare të partisë maqedonase në pushtet – të BDI’së. Sido qoftë flas për atë që e kamë parë me sy. E me sy kam parë karakterin dhunues të partive ne pushtet si dhe atë se janë harxhuar thasë me para për të blerë vota. Për çka nuk ka si ta shmang pyetjen logjike: çfarë dobie do ketë ky popull nga ata që blejnë vota, kur blerësit e tillë, të parën që do bëjnë nëse do marrin në duar komunën, do e kthejnë investimin që kanë bërë. Kështu që, kandidatëve të partisë shqiptare nuk do u mjaftojnë as katër vite hajdutëri, për t’i kthyer parat e harxhuar për blerjen e votave”, ka thënë Kim Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat