Koalicioni Aleanca me Besë fitore në 4 komuna: Gostivar, Vrapçishtë, Bogovinë dhe Zhelinë

Maqedonia

Koalicioni Aleanca me Besë fitore në 4 komuna: Gostivar, Vrapçishtë, Bogovinë dhe Zhelinë

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 06:50
Aleanca për Shqiptarët

Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka theksuar se sot ishte një ditë e një gare të pabarabartë në këto zgjedhje.


“Ne si Aleancë me BESË jemi shumë të gëzuar që ta informojmë opinionin se jo vetëm që kemi fituar tek shqiptarët dhe kjo është fitorja më e pastër në historinë pluraliste në Maqedoni.

Ashtu siç paralajmëruan në Gostivar fitoi kandidati ynë Arben Taravari, që do të jetë kryetar i komunës së Gostivarit.”, theksoi Aziri.

Ai tha se fitore është shënuar edhe në Vrapçishtë ku Isen Shabani  ka fituar si  kryetar i komunës së Vrapçishtit.

Më pas, Albon Xhemaili kryetar i komunës së Bogovinës dhe Blerim Sejdiu kryetar i Zhelinës nga po ky koalicion Aleanca me Besë.

“Në të gjitha komunat ku koalicioni ku ka pësuar humbje, ka një diferencë të vogël dhe kjo është një sinjal i fuqishëm për rizgjimin e vetëdijes së shqiptarëve. “, theksoi Aziri.

Fitoren e BDI-së në komunat e banuara me shumicë shqiptare ka fituar pakica, pasi që votat e tyre i kanë sjellë fitoren, në një betejë siç tha të pabarabartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat