Ky është i vetmi kandidat që pranoi humbjen në zgjedhje dhe uroi kundërshtarin

Maqedonia

Ky është i vetmi kandidat që pranoi humbjen në zgjedhje dhe uroi kundërshtarin

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 08:32
Nevzat Bejta dhe Ali Ahmeti

Kreu i deritanishëm i Gostivarit nga rradhët e BDI-së, Nevzat Bejta ka pranuar humbjen dhe njëherit ka uruar kundër-kandidatin e tij për fitoren.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatët e LSDM-së fituan në 17 komuna, BDI në gjashtë, Aleanca për Shqiptarët në tre, Lëvizja  Besa në një, PDSH  në një VMRO-DPMNE në dy,dhe  kandidati i Grupit zgjedhor në një komunë.

Mbeten që të numërohen votat edhe në katër prej gjithsej 35 komunave, në të cilat ishin zbatuar zgjedhjet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat