BDI festoi me plumba në ajër, MPB asnjë reagim

Maqedonia

BDI festoi me plumba në ajër, MPB asnjë reagim

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 09:36
Festa e BDI

Mbështetësit e Visar Ganiut në Çair, mbrëmë në sheshin “Skënderbeu” kanë shkrepur plumba në ajër, për të festuar fitoren e kandidatit të tyre.

Para qytetarëve ka folur edhe zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili tha se me fitoren e Ganiut është vërtetuar se Çairi është bastion i BDI-së. Ndërsa Ganiu i falënderoi ata që kanë votuar dhe organizimin që kanë bërë.

TV Telma njofton se edhe përkrah pranisë së forcave policore, disa qytetarë kanë shkrepur me armë.

Nga video e publikuar shihet se para fjalimit të Ganiut një qytetarë, i pandërprerë nga askush shtien me armë në ajër.

Festë e tillë mbrëmë u pa edhe në Komunën e Sarajit, ku gjithashtu kanë festuar simpatizantët e BDI-së, ndërsa ajo që vërehet është se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka marrë asnjë hap për parandalimin e festave të tilla, të cilat mund të përfundojnë me fatkeqësi.

Festën e BDI-së në Çair të publikuar nga TV Telma mund ta ndiqni këtu, ndërsa më poshtë keni pamje tjera nga festa e BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat