Çiçakovski: Zgjedhjet ishin në pajtim me Kushtetutën dhe standardet evropiane

Maqedonia

Çiçakovski: Zgjedhjet ishin në pajtim me Kushtetutën dhe standardet evropiane

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 09:38
Aleksandar Çiçakovski

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) realizoi zgjedhjet lokale në pajtim me Kushtetutën, Ligjin zgjedhor dhe standardet evropiane. Kishim zgjedhje të qeta, demokratike dhe fer, në të cilat qytetarët kanë mundur lirshëm të shprehin vullnetin e tyre”, vlerësoi mbrëmë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Ai tha se KSHZ gjatë çdo cikli zgjedhor është udhëhequr nga parimet e profesionalizmit, pavarësisë dhe transparencës.

“Kemi dhënë gjithçka nga vetja që t’u mundësojmë qytetarëve të kenë votë të barabartë, të lirë dhe të fshehtë. Mënyrë tjetër të punës KSHZ nuk njeh”, tha Çiçakovski.

Ai shtoi se për dallim nga rrethi i parë, tek KSHZ ka arritur numër më i vogël i parregullsive zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat