Gjykata e Apelit do të diskutojë për herë të dytë për pasaportën e Gruevskit

Maqedonia

Gjykata e Apelit do të diskutojë për herë të dytë për pasaportën e Gruevskit

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 10:49
Nikolla Gruevski

Avokatët e Nikolla Gruevskit, i cili është i akuzuar nga PSP në lëndët “TNT”, “Titanik” janë ankuar për vendimin e Gjykatës Penale të mos ia kthejë pasaportën, atij dhe Sasho Mijallkov.

Ata kërkojnë që gjykata të veprojë njëjtë si me pasaportën e Zoran Zaevit, të cilit vendosi t’ia kthejë.

Kërkesat e PSP-së për masën e paraburgimit gjykata i zëvendësoi me masën e përkujdesjes, duka ua marrë pasaportat të dyshuarve dhe një herë në javë të paraqiten në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat