Maqedoni, mbi 12 mijë fletëvotime të pavlefshme

Maqedonia

Maqedoni, mbi 12 mijë fletëvotime të pavlefshme

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 13:36
Maqedoni

Edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale janë vërtetuar një numër i madh i fletëvotimeve të pavlefshme. Sipas të dhënave të KSHZ-së numri i përgjithshëm i tyre në raundin e dytë është saktësisht 12.282.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale KSHZ vërtetoi se ishin  44 481 të tilla. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 6 mijë më i madhe se në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Në këto zgjedhje lokale numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme, në raundin e parë dhe të dytë është plot 57 465. Në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar u evidentuan 38 712 fletëvotime të pavlefshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat