Nga gjashtë femrat kryetare të komunave në Maqedoni, 2 janë shqiptare

Maqedonia

Nga gjashtë femrat kryetare të komunave në Maqedoni, 2 janë shqiptare

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 13:51
Ilustrim

Në 80 komuna të Maqedonisë në këto zgjedhje të fundit lokale, 6 të tilla do të drejtohen nga gra.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, e cila u mbajt më 15 tetor, Natasha Petrovska në komunën e Manastirit dhe Milikie Halimi në komunën e Haraçinës fituan zgjedhjet duke marrë mbi 50 për qind të votave që në këtë raund.

Të dyja këto gra vijnë nga radhët e LSDM-së.

Kurse në raundin e dytë i cili u mbajt dje, lista u pasurua edhe me katër gra të tjera.

Ato janë; Teuta Arifi e BDI-së në Tetovë, Sonja Stanmenkova në Makedonska Kamenicë, Zhaklina Jovanovskanë në Nagoriçan të Vjetër, ndërsa në Mogillë fitoi Jamsina Gulevska, edhe këto tre të fundit vijnë nga radhët e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat