"ORF" për zgjedhjet në Maqedoni: Një brengosje shtesë për VMRO-DPMNE

Maqedonia

"ORF" për zgjedhjet në Maqedoni: Një brengosje shtesë për VMRO-DPMNE

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 tetor 2017 Në ora: 14:51
ilustrim

Partia socialdemokrate e kryeministrit Zoran Zaev kanë fituar zgjedhjet komunale në Maqedoni. 54 nga 80 komunat janë në udhëheqjen e SDSM, 5 janë fituar nga konservatorët e VMRO-DPMNE, shkruan televizioni austriak “ORF”.

Për ish partinë e gjatë qeveritare VMRO-DPMNE, ky rezultat është një brengosje shtesë që pas largimit nga qeveria. SDSM krijoi qeverinë me ndihmën e partive shqiptare, në këmbim të ligjit të gjuhës shqipe.

Rezultate të mira ka fituar edhe partia bashkëqeverisëse e BDI, që tani udhëheq me 12 komuna. Koalicioni Aleanca me BESË kanë fituar katër komuna./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat