Dy raste të reja të fruthit në Maqedoni

Maqedonia

Dy raste të reja të fruthit në Maqedoni

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 14:55
Ilustrim

Gjatë javës së kaluar (21.10 – 27.10.2017) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar dy raste të reja të fruthit me ç’rast numri i përgjithshëm i të prekurve arrin në 19 raste.

Sa i përket vendbanimit, 10 persona (52,6%) janë nga Maxhari, dy nga Çairi, dhe nga një person në Kondovë, Shuto Oriare, Kisella Vodë dhe Butel.

Dy persona janë me vendbanim në Strugë dhe Prilep, por që përkohësisht janë duke banuar në Shkup. Një nga personat e regjistruar është shtetas i Kosovës.

Simptomat te rastit i parë i raportuar janë paraqitur më 15.09.2017. sipas të dhënave me të cilat disponon ISHP, gjatë muajit shtator janë regjistruar 12 (63,1%) raste, ndërsa gjatl muajit tetor janë regjistruar 7 raste. Rastet e para janë regjistruar në javën e 37, ndërsa numri më i madh i rasteve (n=7) janë regjistruar në javën e 39. Gjatë javës se 41 janë sëmurë 5 persona ndërsa rasti i fundit është regjistruar më 24.10.2017.

Sa i përket moshës të të prekurve nga fruthi, 2 raste janë në moshë nën 1 vjet, që nuk i janë nënshtruar vaksinimit të detyrueshëm. Numri më i madh i të sëmurëve (n=7) i përkasin grupmoshës 1-4 vjet, 5 persona janë në moshë mbi 30 vjet, 2 persona janë në moshë nga 5-9 vjet, dhe nja një person bën pjesë në grupmoshat nga 10-14 vjet, 15-19 vjet, 20-29 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat