Koordinim në Kuvendin e Maqedonisë për verifikimin e deputetëve të rinj

Maqedonia

Koordinim në Kuvendin e Maqedonisë për verifikimin e deputetëve të rinj

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 15:16
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se nga takimi i sotëm koordinues në Parlament varet kur do të mbahet seanca e ardhshme në të cilën një ndër pikat kryesore do të ishte verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj në vendin e kryetarëve të porsazgjedhur të komunave.

Lidhur me ndryshimet e mundshme në përbërjen parlamentare, Xhaferi theksoi se nuk është puna e tij të komentojë rreth asaj, por është punë e partive politike, ndërsa ai si kryetar i Kuvendit do t’i zbatojë procedurat parlamentare.

Lidhur me raundin e djeshëm të zgjedhjeve lokale ai e përsëriti vlerësimin për proces të qetë zgjedhor që ka qenë dëshirë e të gjitha institucioneve, partive politike dhe qytetarëve, se janë zbatuar me standarde evropiane për ç’farë i uron të gjithë qytetarët dhe të gjithë kryetarët dhe këshilltarët e zgjedhur. Xhaferi dëshiroi ata të punojnë në interes të qytetarëve në përmbushjen e premtimeve parazgjedhore.

Grupi i deputetëve të LSDM-së do të pësojë ndryshime personale pasi kryetarë u bënë Petre Shilegov për Shkupin, Stefan Bogoev për Karposhin, Kurto Dudush për Shuto Orizaren, Maksim Dimitrievski, për Kumanovën, Sashko Pockov për Gjevgjelinë, Kosta Janevski për Strumicën dhe Bllagoj Boçvarski për Shtipin. Vendet e tyre të deputetëve pritet t’i marrin Tatijana Lalçevska, Aneta Simeska-Dimoska, Lidija Tasevska, Riste Tashev, Kostadin Kostadinov, Agim Murtezanov dhe Kostadin Acevski. 

Në vendin e Bilall Kasamit nga BESA, vjen Nexhbedin Karemani. Dorëheqje dha edhe Bardhyl Dauti nga PDSH, ndërsa në listën e ardhshme të PDSH-së në NJZ 6 prej nga vjen ai është Meral Uzairi Ferati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat