Vllatko Gjorçev : Zgjedhje kriminale dhe të parregullta kishte gjatë ditë së djeshme

Maqedonia

Vllatko Gjorçev : Zgjedhje kriminale dhe të parregullta kishte gjatë ditë së djeshme

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 15:22
Vllatko Gjorçev

Zgjedhjet e fundit lokale të zhvilluara dje dhe para dy jave kanë qenë zgjedhjet më kriminale dhe të parregullta than ë pres konferencën për shtyp Vllatko Gjorçev nënkryetar i VMRO-DPMNER. Të gjitha parregullsitë i kemi përcjellë tek institucionet ndërkombëtare, ndërsa organet shtetërore duke përfshi edhe policinë kanë qenë bashkë organizator të zgjedhjeve kriminale.

VMRO-DPMNE, sot del me shtatë kërkesa deklaroi Gjorçev, siç janë : Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme të organizuara nga një qeveri teknike sipas rekomandimit të Pribes, sikurse ishte në zgjedhjet e fundit, pastaj shkarkimi i drejtorit të agjensionit për shërbime audiovizuele, shkarkimi i kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksander Çiçakovski, dhe emërimi i një kryetari nga radhët e opozitës ashtu sikurse ishte në kohën kur VMRO ishte në pushtet ndërsa kryetari ishte nga radhët e LSD theksoi Gjorçev.

Po ashtu sipas tij, duhet të fillojnë hetimet për përgjimet që bëhen ndaj zyrtarëve të lartë të VMRO, ku sipas informacioneve mbi 100 zyrtar të lartë të VMRO po përgjohen nga policia. Pastaj rasti i ryshfet duhet të vazhdoj ku i akuzuar kryesor është kryeministri Zoran Zaev, një tjetër kërkesë është themelimi i një prokuroria  e cila do të hetojë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin në periudhën zgjedhore dhe keqpërdorimet e aparatit shtetëror dhe një kërkesë tjetër ishte lirimi i pjesëmarrësve në ngjarjet e 27 prillit, tha në pres konferencën e sotme Vllatko Gjorçev nënkryetar i VMRO-DPMNE. Në lidhje me tërheqjen e kryetarëve të kësaj partie, ai e demantoi këtë informacion duke thënë se kryetarët e tyre kanë fituar me vota të pastra dhe nëse duhet të japin dorëheqje janë kryetarët e LSDM të cilët kanë fituar me vota të blera, shantazhe dhe me presione. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat