Bexheti: Do të jem kryetar komune i të gjithëve

Maqedonia

Bexheti: Do të jem kryetar komune i të gjithëve

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 15:55
Blerim Bexheti

Blerim Bexheti, kandidati fitues i zgjedhjeve në Saraj nga radhët e BDI-së ka falënderuar qytetarët për përkrahjen e dhënë, përmes së cilës është arrit siç thuhet “fitore në një nga garat më të vështira deri tani”.

“Kjo fitore u takon juve të gjithëve, i takon idealit të BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti. Gjithashtu falënderoj gjithë qytetarët e Komunës së Sarajit dhe unë do të jem kryetari i të gjithëve, pa marrë parasysh përkatësitë politike, nacionale dhe fetare, pasi ne të gjithë së bashku do të punojmë për një Saraj të bashkuar, për një Saraj më të mirë për të gjithë, për Sarajin që të gjithë e duam! Ju faleminderit!”, ka theksuar Bexheti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat