MPB-ja do të hetojë krismat në festat e BDI-së

Maqedonia

MPB-ja do të hetojë krismat në festat e BDI-së

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 17:21
ilustrim

Atmosfera zgjedhore pas mbylljes së vendvotimeve kaloi pa incidente, megjithatë nuk munguan rafalët nga kallashnikovët dhe armë tjera të zjarrit. BDI-ja në sheshin Skënderbeu në Shkup festoi fitoren e Visar Ganiut në Çair. Megjithatë, ky i fundit bashkë me Bujar Osmanin për pak sa nuk u bënë viktima. Edhe fitorja e Blerim Bexhetit të BDI-së në Saraj, u manifestua me pistoleta dhe kallashnikov.

Krisma me armë zjarri u regjistruan në Tetovë dhe Strugë. Rafalët nga kallashnikovët shkrepeshin thuajse para njësiteve policore të cilat në vend se të ndërhynin në parandalimin e krismave, ato strukeshin nëpër makinat zyrtare. Nga ministria e Brendshme njoftuan shkurt se janë duke u proceduar të gjitha shkeljet e rendit dhe qetësisë publike. Dikasteri i Brendshëm në bazë të pamjeve televizive dhe atyre private të publikuara nëpër rrjete sociale do të punojë në zbardhjen e rastit.

Ligji për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike parashikon gjoba prej 200-500 euro në kundërvlerë të denarit për personat të cilët përdorin armë zjarri, mjete piroteknike apo mjete të tjera eksplozive në vende publike ku rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve. Për armëmbajtja pa leje parashihen edhe dënime me burg prej 5 deri më 7 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat