Për gjashtë muaj nëpër rrugët e Maqedonisë jetën e kanë humbur 68 persona

Maqedonia

Për gjashtë muaj nëpër rrugët e Maqedonisë jetën e kanë humbur 68 persona

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 17:33
Ilustrim

Për gjashtë muajt e para statistika tregon se në rrugët e vendit kanë ndodhur gjithsejtë 1.795 aksidente komunikacioni në të cilët kanë vdekur 68 persona, kurse janë lënduar 2.875 të tjerë.

Në rajonin e Shkupit kanë ndodhur më shumë aksidente me të lënduar rënë, gjithsejt 852 raste prej ku kanë vdekur 20 persona, në rajonin që mbulon SPB Manastir kanë ndodhur 167 aksidente, prej ku kanë vdekur tetë persona, në SPB Veles në 242 aksidente kanë vdekur katër persona, në SPB Kumanovë në 151 aksidente kanë vdekur tre persona, në SPB Ohër në 87 aksidente kanë vdekur gjashtë persona, në SPB Strumicë në 102 aksidente kanë vdekur nëntë persona, në SPB Tetovë në 205 aksidente kanë vdekur 11 persona dhe në rajonin e SPB Shtip në 93 aksidente kanë vdekur gjashtë persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat