Sela nuk dorëhiqet nga kreu i partisë

Maqedonia

Sela nuk dorëhiqet nga kreu i partisë

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 19:34
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela nuk do të tërhiqet nga kreu i partisë edhe pse humbi zgjedhjet për kryetar të Strugës nga kandidati i BDI, Ramiz Merko. Sela fton kryetarin e BDI Ali Ahmeti në mejdan zgjedhor në nivel kombëtarë.

Në një prononcim për Almakos, ai thotë se është i bindur se sikur LSDM dhe BDI të garonin bashkë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, humbjen do ta kishin të sigurtë.

“Aleanca me Besë do të garojë edhe në zgjedhjet  e ardhshme parlamentare dhe BDI-në do ta çojmë në opozitë”, ka thënë Sela.

Sipas tij, koalicioni me VMRO-DPMNE nuk vjen parasysh. “Mos më ofendoni, kjo  është gjuha që BDI ka përdorur kohët e fundit dhe e Zoran Zaevit.”, vlerëson Sela.

Nga Lëvizja Besa nuk ka ende përgjigje për fatin e Bilall Kasamit pasi humbi zgjedhjet për kryetar të Tetovës, nga kandidatja e BDI, Teuta Arifi. Ata nuk deshën të komentojnë arsyet e humbjes në Tetovë.  
Ndërkohë gjatë ditës së sotme u tha edhe zyrtarisht se vendin e Bilallit në Kuvend do ta zërë Nexhbedin Karemani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat