Koxias: Maqedonia ka zgjedhur rrugën e gabuar

Maqedonia

Koxias: Maqedonia ka zgjedhur rrugën e gabuar

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 19:38
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias deklaroi se dallimet për emrin nuk do të thonë se Greqia është kundër ekzistimit të Maqedonisë, por konsideron se përveç emrit, problem kryesor me të është irredentizmi.

“Në të vërtetë me marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit ka dy probleme, i pari është papërgjegjësia e deritanishme, ndërsa i dyti është ndjenja e Maqedonisë se Greqia nuk e do ekzistimin e saj. Unë atë me shprehjet e mia të afinitetit e mohoj, por ata nuk dëshirojnë të dëgjojnë, se vendi i tyre është dhuratë nga Zoti, por problemi është që kanë zgjedhur kumbarë të gabuar. Dallimet në emrin nuk do të thonë se Greqia nuk e dëshiron ekzistimin e këtij shteti, si dhe se ka çfarëdo lloj planesh për riorganizimin e saj apo dezintegrimin e saj”, thotë Koxias në deklaratë për redaktorë të politikë të jashtme në mediuemt greke, transmeton MIA.

Paralajmëron se Maqedonia dhe Greqia do të formojnë komitet, i cili do të bëjë revizion të librave shkollor dhe do të tentojë t’i tejkalojë mospajtimet lidhur me kontekstin historik.

Koxias përkujton se një komitet i këtillë tashmë është formuar mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe se deri më tani janë zgjidhur kontekstet për atë që në të dy vendet mësohet në dhjetë nga 12 sektorë, por se dy të mbeturit janë më të vështirët në kontekst të historisë dhe gjeografisë.

“Do të krijojmë komitet të tillë edhe për Maqedoninë. Nuk kemi asgjë kundër të shohim në librat tanë dhe nëse në to ka diçka të gabuar, nuk kam asgjë kundër të korrigjohet”, tha Koxias.

Ai konsideron se në të vërtetë është mirë që Maqedonia ekziston dhe thekson se nëse Athina dhe Shkupi i zgjidhin problemet, do të kenë bashkëpunim të përshpejtuar dhe të shkëlqyeshëm, për shkak të ngjashmërive mes tyre, posaçërisht në Greqinë veriore.

Koxias përkujtoi se dy vitet e kaluara dy vendet promovojnë ndërtim të masave të besimit, të cilat në fillim hasën në mbështetje, por sot janë plotësisht të mbështetura edhe nga dy vendet edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Në përgatitje të serisë së masave të reja, ai e përmendi rikonstruimin e linjës së vjetër hekurudhore mes Manastirit dhe Lerinit, e cila, siç tha, nga ana greke është përfunduar, ndërsa nga ajo e Maqedonisë gjithashtu në masë të madhe, ajo që është filluar është kryer.

Të dy vendet janë në proces të pastrimit të naftësjellësit Shkup-Selanik, ndërsa po punohet edhe në mundësinë për ndërtim të gazpërçuesit. Është përforcuar bashkëpunimi mes shërbimeve kufitare, si dhe mes universiteteve.

Koxias paralajmëroi se po punohet edhe në hapjen e vendkalimit kufitar afër Prespës.

“Pati disa probleme legale, por shpresoj se do të gjejmë zgjidhje adekuate, e cila do të pranohet edhe nga Greqia, edhe për Maqedoninë edhe për Shqipërinë”, tha ai.

Kjo do të ishte mundësi e mirë të zhvillohet turizmi dhe të përforcohen bashkëpunimi ekonomik dhe shoqëror në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat