Prokuroria pranon vërejtje për parregullsi në zgjedhjet lokale

Maqedonia

Prokuroria pranon vërejtje për parregullsi në zgjedhjet lokale

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 19:40
Prokuroria

Komisioni i përkohshëm për ndjekje të parregullsive zgjedhore në kuadër të Prokurorisë Publike, ka paraqitur një sërë shkeljesh ligjore që janë bërë gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale..

Prokurori Xhelal Bajrami mohon përfshirjen e pjesëtarëve të policisë në parregullsi zgjedhore dhe mohon të jetë bërë ndonjë denoncime për “Tren Bullgar”. Në Veles është shënuar rast i keqpërdorimit të drejtës së votës, kur një person ka votuar në vend të gruas së tij.

Një person tjetër në Veles ka ushtruar presion ndaj të punësuarve se për kënd të votojnë. Organi që ka ngritur më së shumti kallëzime penale është Ministria e Punëve të Brendshme, pjesëtarët e së cilës kanë qenë nëpër secilin vendvotim, ndërsa nga Komisioni për ndjekje të parregullsive zgjedhore nuk japin numër të saktë të personave që dyshohen të kenë kryer parregullsi.

Nga Prokuroria Republikane thonë se punojnë në zbardhjen e plotë të rasteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat