Kocianciq: Zgjedhjet me dobësi të caktuara, por të pranueshme

Maqedonia

Kocianciq: Zgjedhjet me dobësi të caktuara, por të pranueshme

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 19:56
Maja Kocijançiq

Zgjedhjet lokale në Maqedoni u japin mandat të pastër kryetarëve dhe këshilltarëve të komunave për atë si qytetarët duan të duken autoritetet lokale në komunat e tyre, vlerësoi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq.

“Zgjedhjet u monitoruan nga OSBE/ODIHR i cili në deklaratën e tij fillestare deklaroi se dy raundet ishin konkurruese përmes respektimit të lirive themelore, edhe pse ishin vërejtur dobësi të caktuara. Të gjithë duhet tu përmbahen porosive të dhëna nga OSBE-ODIHR, me çka institucioneve shtetërore do iu mundësohet t'i përforcojnë kapacitetet e tyre para ciklit të ardhshëm zgjedhor. Në këtë aspekt, BE është e gatshme të jap mbështetjen e saj. Me rëndësi është që të gjithë liderët partiak të sillen me përgjegjshmëri me qëllim që ta rrisin besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe proceset politike”, deklaroi Maja Kocijançiq.

Kocijançiç theksoi se tani theksi duhet të vihet në lëvizjen e agjendës së reformës të drejtuar drejt BE-së përmes një procesi inkluziv, në interes të të gjithë qytetarëve. 

Vërejtjet dhe ankesat e pjesëmarrësve në zgjedhje, sipas Kocijançiq, duhet të zgjidhen me ndihmën e institucioneve relevantene.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat