LSDM: VMRO të pranojë humbjen dhe t'i njohë rezultatet e zgjedhjeve

Maqedonia

LSDM: VMRO të pranojë humbjen dhe t'i njohë rezultatet e zgjedhjeve

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 21:12
LSDM- VMRO

VMRO nuk mund të gjejë arsyetim për humbjen e thellë në zgjedhjet lokale për të cilat edhe ajo e din se janë mbajtur në mënyrë fer dhe shumë demokratike, reagojnë kështu nga LSDM pas akuzave të opozitës se zgjedhjet ishin kriminale.

“Qytetarët pas një kohe të gjatë kanë mundur të vendosin që zgjedhjet të jenë fer dhe të rregullta por dhe të rrethojnë ndryshimet për jetë në Maqedoni”, thekson LSDM.

Nga atje theksojnë se kreu i VMRO duhet të shqyrtojë qëndrimin e tyre për mosnjohje të procesit zgjedhor dhe në plan të parë duhet të vendosin interesin e shtetit dhe të qytetarëve për të vazhduar me reformat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat