VMRO-ja nuk planifikon të ankimojë rezultatin

Maqedonia

VMRO-ja nuk planifikon të ankimojë rezultatin

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 21:13
Gruevski

VMRO – DPMNE-ja nuk do të paraqesë ankesa te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, edhe pse nuk i pranon zgjedhjet lokale.

Por nga opozita theksuan se këshilltarët dhe kryetarët që janë zgjedhur, nuk do t’i kthejnë mandatet sepse me këtë do t’i bënin shërbim LSDM-së dhe do t’u mundësonin pushtet të tërë.

Lëvizja BESA sot tha se do të bëjë një analizë dhe më pas do të marrë vendim nëse për do të paraqesin ankesa. Nga Aleanca për Shqiptarët do të paraqesin rreth 10 ankesa.

Partitë politike kanë 48 orë për të ankimuar procesin zgjedhor në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Nëse palët nuk janë të kënaqur me vendimin e KSHZ-së kanë të drejtë të ankohet në Gjykatën Administrative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat