Automjetet e tetovarëve target i huliganëve në Shkup

Maqedonia

Automjetet e tetovarëve target i huliganëve në Shkup

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 21:16
Ilustrim

Shumë qytetarë të Tetovës ankohen se automjetet e tyre nuk janë të sigurta kur qëndrojnë në Shkup.

Rastet e thyerjes së dritareve të automjeteve, dëmtimi i gomave dhe në raste tjera edhe vjedhje të ndryshme, shkruan gazeta KOHA. Rasti i fundit ishte para një jave kur dy automjete me targa të Tetovës, janë demoluar në pjesën qendrore të qytetit të Shkupit. Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se këto vepra penale kanë të bëjnë me padi private nga të dëmtuarit. Madje, policia thotë se nuk kanë statistikë të këtillë, se sa automjete me targa të huaja dëmtohen në kryeqytet.

“Në lidhje me veprat penale vjedhje” dhe vjedhje të rënda, megjithëse kjo nuk është parashikuar në përputhje me udhëzimet e lartpërmendura, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, në mënyrë shtesë përpunohen veprat penale, ku objekt të vjedhjeve janë automjetet për të cilat ju japim të dhënat e mëposhtme. Në vitin 2015, në automjete janë kryer 136 vepra penale vjedhje, nga të cilat 15 janë zbardhur dhe kemi të bëjmë me 13 perona të denoncuar. Në po këtë vit, po ashtu në automjete janë kryer gjithsej 1305 vepra penale vjedhje të rënda, prej të cilave 129 janë zbardhur dhe janë denoncuar 101 persona. Në vitin 2016 janë kryer gjithsej 152 vepra penale, gjegjësisht vjedhje prej të cilave 24 janë zbardhur dhe janë denoncuar 24 persona. Po ashtu në këtë vit, në përgjithësi kemi pasur të bëjmë me 1586 vepra penale vjedhje të rënda, nga të cilat 183 prej tyre janë zbardhur dhe janë denoncuar 102 persona”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Sipas MPB-së, në nëntë muajt e parë të vitit 2017, janë kryer 148 vepra penale vjedhje në automjete, prej të cilave 15 janë zbardhur dhe janë denoncuar 18 persona.

“Ndërsa sa u përket vjedhjeve të rënda në automjete, në këto nëntë muajt e fundit kemi pasur të bëjmë me 1302 vjedhje të rënda, prej të cilave 265 janë zbardhur dhe janë denoncuar 79 persona. Në të njëjtën kohë, në përputhje me të dhënat që disponon Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, si target objekte të vjedhjeve janë veturat e lëna në parking dhe në të cilat automjete në vende të dukshme janë lënë gjësende me vlerë”, thonë nga Shërbimi për informim në MPB.

Më tej, nga ky dikaster njoftojnë se në lidhje me këtë, Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë muajt shkurt të vitit 2017 filloi me implementimin e aktiviteteve që ndërlidhen me projektin “Mos leni gjësende me vlerë në automjetin tuaj”, e cila kampanjë realizohet edhe me mbështetjen e qeverive lokale, si dhe me ndërmarrjet publike të parkingjeve të qytetit, qëllimi i këtij projekti i kësaj kampanje është siguruar e përgjithshme e qytetarëve dhe pronës së tyre, gjegjësisht ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve preventive për ngritjen e vetëdijes te qytetarët si dhe ndarjen e përgjegjësisë në drejtim të parandalimit të vjedhjeve si dhe vjedhjeve të rënda në automjete.

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, në kontinuitet i analizon dhe me plan vepron në lidhje me paraqitjen e fenomenit të vjedhjes që paraqet vepër penale ku objekt i këtyre vjedhjeve janë automjetet. Ndërkaq, rastet e këtilla me targa të qyteteve të tjera regjistrohen edhe gjatë ndeshjeve kur ekipet tetovare zhvillojnë ndeshje në stadiumet në Shkup, dhe këta janë target të grupeve të huliganëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat