Ja se çfarë kishte paralajmëruar Bilall Kasami një ditë para zgjedhjeve

Maqedonia

Ja se çfarë kishte paralajmëruar Bilall Kasami një ditë para zgjedhjeve

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 09:06
Bilall Kasami

Në postimin e tij të fundit, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në postimin e tij të fundit kishte paralajmeruar dëmtimin e procesit zgjedhor nga partitë e pushtetit.
“Ne ditët e votimit i kemi të trishtuara ngaqë përballë kemi partitë e dhunshme të pushtetit…“, kishte shkruar ndër të tjera Kasami, duke paralajmëruar indirekt tërë presionin, dhunën, kërcënimet që ishin duke i ushtruar forcat e pushtetit përmes forcave civile policore.

Ja edhe postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Për fat të keq edhe pas 27 viteve në vend që ditet kur i drejtohemi kutive të votimit t’i ndjejmë si ditë kur do e shprehim qëndrimin tonë, ne ditët e votimit i kemi të trishtuara ngaqë përballë kemi partitë e dhunshme të pushtetit.
Dita e diel kur do të dalim të votojmë kësaj radhe nuk do vendos vetëm për kryetarët e ardhshëm të komunave tona, por edhe do ta shpalos portretin tonë kolektiv apo thënë ndryshe, do të shihet më qartë fytyra e jonë – nëse jemi të atillë siç duan të na paraqesin Zaevi dhe Ali Ahmeti si një turm që nuk i beson vetvetes apo jemi një popull që kemi vlerat tona të cilat nuk duhet të na i përcaktoj Zaevi.
Të dashur qytetarë,
Më 29 tetor ne nuk do të votojmë vetem për kryetar të komunës, por do të dalim në referendum ku do ndahemi njëherë e përgjithmonë nga mendësia vasale e BDI- së, si dhe do iu tregojmë qarqeve politike dhe policore maqedonase se nuk ka burrë, e aq më pak një “Zaev prej Strumice” që do të mundet shqiparet t’i ndaj në të “mirët” që i mbështesin atë dhe të këqijtë që i besojnë vetvetes dhe politikanëve që e perfaqesojne vullnetin e tyre politik – Aleancën me Besë.
Tash është koha – për një jetë të re, me dije dhe guxim.
#14 #9

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat