KSHZ vazhdon të pres ankesat për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Maqedonia

KSHZ vazhdon të pres ankesat për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 09:16
KSHZ

Komisioni Shtetëror Zgjedhor është duke pritur ankesat e partive politike për zgjedhjet lokale në Maqedoni.

Bëhet fjalë vetëm për ditën e sotme ndërsa deri tani asnjë nga partitë nuk ka paraqitur ankesa të cilat lidhen me procesin e votimit në Maqedoni për rrethin e dytë.

Aleanca për shqiptarët ka paralajmëruar se do të shkruaj 13 ankesa për zgjedhjet lokale, kryesisht për vendvotimet për Komunën e Strugës ku pritet të ketë edhe ndryshim të rezultatit përfundimtar nëse pranohen këto ankesa.

Në fund të ditës do të dihen ankesat e parashtruara për të cilën KSHZ-ja duhet të vendos për 24 orë ndërsa Gjykata Administrative gjithashtu do të pres ankesa nëse të njejtat KSHZ i hudh poshtë si të pabaza. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat