Asnjë ankesë e parashtruar në KSHZ, partitë kanë afat deri në orën dy pas mesnate

Maqedonia

Asnjë ankesë e parashtruar në KSHZ, partitë kanë afat deri në orën dy pas mesnate

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 12:00
Ilustrim

Partitë deri në orën dy pas mesnate mund të parashtrojnë ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Deri më tani nuk është parashtruar asnjë ankesë edhe pse disa nga partitë paralajmëruan.

KSHZ-ja pas pranimit të ankesave obligohet në afat prej 48 orëve të sjellë vendim.
Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet ankesë deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit. Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, megjithatë pas ankesës obligohet të sjellë vendim, në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj.

Afati prej 24 orëve për parashtrimin e ankesave për shkeljen e së drejtës personale për votim skadoi. Në ditën e zgjedhjeve janë parashtruar katër ankesa nga qytetarët të cilët nuk kanë qenë të regjistruar në Listën zgjedhore, por Komisioni i ka refuzuar sepse qytetarët kanë nxjerrë dokumente personale pas përfundimit të kontrollit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat