Zgjedhjet lokale, ja nga sa para kanë harxhuar partitë për rrethin e dytë

Maqedonia

Zgjedhjet lokale, ja nga sa para kanë harxhuar partitë për rrethin e dytë

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 13:30
Ilustrim

BDI-ja me lider Ali Ahmetin në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale ka mbledhur gjithsej 35.845 euro, ndërkaq ka harxhuar 96.587 euro. Rrethi i dytë i BDI-së ka mbaruar me minus 60.742 euro, njofton Portalb.mk.

Donacionet në BDI nga personat fizik lëvizin deri në 3.000 euro për person. Prej donacioneve nga personat fizik, partia ka arritur që të mbledh 34.219 euro. Për reklama dhe propagandë BDI në rrethin e dytë ka harxhuar 95.525 euro, ndërkaq më shumë para i janë ndarë TV “Alsat” dhe TV “21”. Lëvizja BESA nga donacionet nga mbledhur 43.671 euro, ndërkaq kanë shpenzime prej 41.491 euro.

Thuajse të gjitha mjetet i kanë harxhuar për reklama dhe propagandë ose 40.791 euro, ndërkaq një pjesë e vogël për ushqim dhe pije në mitingjet e tyre. Donacioni i vetëm i partisë Aleanca për Shqiptarët të Ziadin Selës është ndërmarrja “AM – IS Trans” nga Struga, me vlerë prej 4.878 euro. Për dallim prej të gjitha  partive tjera, të cilat më së shumti kanë harxhuar për reklama dhe propagandë, Aleanca për Shqiptarët për këtë të fundit ka harxhuar vetëm 200 euro.

Më së shumti janë harxhuar për reprezentim ose 2.915 euro, për shërbime në restorante si dhe ushqim dhe pije gjatë kohës së mitingjeve.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, për periudhën nga 14 deri më 27 tetor, LSDM ka harxhuar 171.181 euro, ndërkaq ka pasur të ardhura me vlerë të përgjithshme prej 176.597 euro. Në raportin e tretë financiar të zgjedhjeve lokale kjo parti ka kursyer 5.416 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat