Gjykata vendosi: Gruevski mbetet pa pasaortë, do të paraqitet në gjykatë çdo javë

Maqedonia

Gjykata vendosi: Gruevski mbetet pa pasaortë, do të paraqitet në gjykatë çdo javë

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 13:54
Nikolla Gruevski

Këshilli i përbërë nga tre anëtarë i Gjykatës së Apelit, i sektorit për krim të organizuar vendosi që mos t’i kthehet pasaporta ish kryeministrit të Maqedonisë dhe liderit të partisë VMRO DPMNE, Nikolla Gruevski.

Ai duhet të paraqitet në gjykatë çdo javë për të konfirmuar që nuk ka ikur nga Maqedonia, njofton Portalb.mk. Gruevski të hënën duhej të ishte paraqitur në seancën publike të gjykatës por ai nuk shkoi. Në vend të tij, avokatët kërkuan nga Apeli t’i kthehet pasaporta me arsyetimin se Gruevskit i duhet pasaporta të merr pjesë në takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Ata thanë që pasaporta i duhet për takime zyrtare, kurse me masën e kujdesit i kufizohet liria e lëvizjes duke iu bërë degradim politik të njëjtit. Ata thanë, se me marrjen e pasaportës së Gruevskit pamundësohet edhe funksionimi normal i tij. “Nuk është mirë për shtetin që të ketë opozitë të margjinalizuara”, është shprehur pala mbrojtëse. Nga Prokuroria Speciale Publike, e cila edhe ka dërguar kërkesë tek Apeli për parashtrim të masës së paraburgimit ndaj Nikolla Gruevskit, në lidhje me deklaratat e avokatit mbrojtës të Gruevskit shprehen se ato më shumë janë deklarata politike sesa argumente juridike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat